☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,953 ▲ +0.39% ETH $2,270 ▲ +0.91% XRP $1.2549 ▲ +0.42% SOL $95.3400 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Ramadani ia numëron VV-së ditët e bllokadës: Duhet të ishim në Kuvend për të votuar ligje për qytetarët

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me vazhdimin e bllokadës së Kuvendit, duke e akuzuar Vetëvendosjen për joseriozitet dhe humbje të kohës së institucioneve.

Ramadani, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se sot deputetët do të duhej të ishin në sallë për të votuar ligje në shërbim të qytetarëve, ndërsa sipas tij, Kuvendi po përballet me bllokadë nga partia në pushtet.

“Dita 3 e bllokimit të Kuvendit nga Vetëvendosje! Sot, deputetët e kësaj legjislature do të duhej të ishin të mbledhur në sallë për të votuar ligje që lehtësojnë jetën e qytetarëve. Në vend të kësaj, përballemi me bllokadë dhe joseriozitet total nga partia në pushtet”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka paralajmëruar se Kosova po humb kohë të çmuar dhe se përgjegjësia, sipas tij, është e qartë.

“Mbajeni pushtetin që u ka takuar nga vota, por harrojeni se mund ta mbani të bllokuar shtetin!”, ka përfunduar Ramadani. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.