🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.92 ▲0.2%
ARI 3,888 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $68,423 ▼ -4.15% ETH $1,935 ▼ -4.06% XRP $1.0120 ▼ -2.81% SOL $78.3600 ▼ -4.03%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.92 ▲0.2 % ARI 3,888 ▲0.06 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.92 ▲0.2 % ARI 3,888 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
14 Nën 2026
Breaking
Ekonomia

Raporti i auditit: Koncesioni i koalidimit të makinave ka përkeqësuar shërbimet ndaj qytetarit

aaaaaTeksa fushata për dhënien e koncesioneve me partneritet publik- privat është drejt kulmit, institucionet shtetërore të auditit kanë gjetur plot probleme me kosto për qytetarët ne koncesionet aktuale.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ne një inspektim për përformancën e liberalizimit te tregut në ofrimin e shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve (nëpërmjet koncesionit SGS) i kërkoi Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës të marrë në konsideratë një alternativë ligjore për ta liberalizuar tregun e kontrollit fizik të automjeteve pas përfundimit të kontratës aktuale me koncesionarin.

KLSH ka vërejtur se Autoritetit Kontraktor nuk ka ushtruar mbikëqyrjen e vazhdueshme të zbatimit të kontratës dhe gjithashtu nuk janë kryer procese të nevojshme të koordinimit të veprimtarive nëpërmjet Autoritetit Kontraktor dhe Koncesionarit.
Nga analizimi i të dhënave vihet re se vetëm për vitin 2014, rezulton se janë rreth 140 000 mjete ose 30 % e totalit, nuk kryejnë procedurat e kontrollit teknik të mjetit dhe për pasojë buxhetit të shtetit i mungojnë 2 847 600 000 lekë nga mospagimi i taksave. Ky informalitet ka ndikuar në një kosto më të lartë shërbimesh për qytetarin e cila rëndon në xhepat e taksapaguesve si dhe ul cilësinë e shërbimit, vëren KLSH.

Gjithashtu nga analiza e të dhënave rezulton se i gjithë investimi i ri i bërë si për godinat ekzistuese, ndërtimin e godinës së re, investimet në pajisje janë përballuar nga rritja e tarifës së këtij shërbimi e cila varion nga 10-100 % ose mesatarisht 44 %, thuhet në raportin e KLSH-së. .
Për realizimin e kontrollit të shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve, nuk ka standarde dhe kritere të miratuara për mënyrën e realizimit të tij, si kryhet ai, ku janë pikat e forta dhe të dobëta, çfarë do të analizojmë ndërmjet këtij kontrolli, çfarë do të arrijmë ndërmjet tij dhe reflektimi i rezultateve pas kontrollit.

Nga auditimi dhe informacionet e zbatimit të kushteve të kontratës koncesionare të lidhur nga ana e “MPPTT” ose “Autoriteti Kontraktues” dhe “SGS” ose “Konçesionari” rezulton se, duhet të ishte punuar më mirë për zbatimin e kontratës koncesionare, sepse mos marrja e sanksioneve ligjore ndaj Koncesionarit ka sjellë:

-Mos kryerjen në mënyrë të vazhdueshme të procedurave të plota dhe të rregullta nga ana e tij në shërbim të qytetarëve dhe subjekteve;
-Krijimin e radhëve të gjata me pasojë në humbjen e kohës së punës për një ose më shumë ditë;
-Lodhjen e qytetarëve dhe krijimin e streseve
-Vendosjen e gjobave
-Uljen e cilësisë së shërbimit
-Favorizimi i korrupsionit nga hyrja brenda rrethimit në ambientet e kompanisë koncesionare SGS dhe gjatë kryerjes së shërbimit të kontrollit teknik të mjetit; etj.
Kontrolli i Lartë i Shtetit i rekomandoi Ministrisë së Transportit te shqyrtojë mundësinë e certifikimit apo akreditimit të firmave që ofrojnë servis të kualifikuar automjetesh (rasti i Italisë, Greqisë, Kosovës, etj.), duke ndihmuar qytetarin në reduktimin e kohës dhe kostos për kryerjen e një shërbimi të tillë rutinor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.