Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 31 July 2026
S&P 500 7,427 ▼0.14%
DOW 52,147 ▼0.12%
NASDAQ 25,128 ▲0.02%
NAFTA 85.19 ▲1.91%
ARI 4,090 ▼1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $62,668 ▼ -3.23% ETH $1,864 ▼ -2.94% XRP $1.0628 ▼ -2.15% SOL $73.3000 ▼ -1.72%
S&P 500 7,427 ▼0.14 % DOW 52,147 ▼0.12 % NASDAQ 25,128 ▲0.02 % NAFTA 85.19 ▲1.91 % ARI 4,090 ▼1.7 % S&P 500 7,427 ▼0.14 % DOW 52,147 ▼0.12 % NASDAQ 25,128 ▲0.02 % NAFTA 85.19 ▲1.91 % ARI 4,090 ▼1.7 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Kronika

Raporti i Eurostat: Në Europë ka më shumë femra edhe pse lindin më shumë meshkuj

https://omg10.com/4/11463930

Në të gjithë Europën dhe në Shqipëri lindin më shumë meshkuj se femra, por kjo situatë përmbyset më vonë, duke bërë që raporti meshkuj femra të jetë në favor të femrave, kjo sipas ekspertëve është pasi femrat jetojnë më gjatë.

Shqipëria është ndër vendet europiane ku diferenca mes numrit të grave dhe burrave është më e vogël. Për çdo 100 burra në vend, ka 102.2 gra, një raport pothuajse i njëjtë me Irlandën dhe më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian prej 104.2 grash për 100 burra.

Të dhënat e Eurostat për vitin 2025 e rendisin Shqipërinë ndër shtetet me balancën më të afërt gjinore në Europë. Në rajon, vetëm Maqedonia e Veriut ka një raport pak më të ulët, me 101.9 gra për 100 burra.

Në nivel europian, panorama ndryshon ndjeshëm. Letonia kryeson me 115.6 gra për 100 burra, e ndjekur nga Estonia dhe Lituania. Sipas Eurostat, kjo diferencë lidhet kryesisht me jetëgjatësinë më të lartë të grave, të cilat jetojnë më gjatë se burrat në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

Në Shqipëri, diferenca më e vogël mes gjinive lidhet me strukturën e popullsisë dhe faktorë demografikë. Ndërsa në pjesën më të madhe të Europës gratë janë më të shumta, vendet ku burrat dominojnë janë të rralla. Nga 41 shtete të raportuara nga Eurostat, vetëm gjashtë kanë më shumë burra se gra.

Malta ka diferencën më të madhe, me 88.3 gra për çdo 100 burra, ndërsa në vende si Islanda, Norvegjia dhe Suedia raporti është pothuajse i balancuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.