☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,728 ▼ -0.74% ETH $2,478 ▼ -2.24% XRP $1.3429 ▼ -2.06% SOL $99.8100 ▼ -2.19%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
La Liga

Rashford do të qëndrojë te Barça, por diskutimi shtyhet pas Kupës së Botës: Tani nuk kam kohë dhe energji

Marcus Rashford po e lë mënjanë tregun e transferimeve dhe po përqendrohet ekskluzivisht në Kupën e Botës. Sulmuesi i Anglisë është i përqendruar në ndeshjen çerekfinale kundër Norvegjisë.

Rivaliteti mes tij dhe Anthony Gordon në kombëtare, ku herë luan njëri titullar e herë tjetri ka qenë një temë e nxehtë javët e fundit edhe për një arsye tjetër: Gordon u ble pak javë më parë nga Barcelona për 70 milionë euro.

Kjo bëri që klubi “blaugrana” të mendojë për të hequr qafe pikërisht Rashford, pas huazimit nga Manchester United verën e kaluar. Nëse situata vazhdon, Rashford do të kthehet te Djajtë e Kuq, me të cilët ka një kontratë deri në vitin 2028.

Duke folur në një konferencë për shtyp, sulmuesi anglez e bëri të qartë se nuk dëshiron më të mendojë për të ardhmen e tij deri në fund të Kupës së Botës. “Po e marr ditë pas dite këtë turned he jam fokusuar këtu”, tha Rashford.

“Para fillimit të Kupës së Botës, isha shumë i qartë me të gjitha palët e përfshira: Doja që situata ime të zgjidhej para turneut. Ky nuk ishte rasti, dhe për këtë arsye, nuk do të merrem përsëri me të deri në fund të garës“, shtoi Rashford.

Ai përsëriti qëllimin e tij për të përqendruar të gjitha energjitë e tij te skuadra kombëtare: “Dua të jem plotësisht i pranishëm tani. Po luajmë për diçka të madhe, dhe nuk kam as kohë dhe as energji për t’iu përkushtuar tregut të transferimeve. Do të mendojmë për këtë pasi të mbarojë Kupa e Botës.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.