🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,599 ▲0.25%
DOW 52,260 ▲0.95%
NASDAQ 25,463 ▲0.1%
NAFTA 96.21 ▼7.6%
ARI 3,966 ▲1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,038 ▼ -1.1% ETH $2,254 ▼ -0.42% XRP $1.2402 ▼ -0.74% SOL $92.1400 ▼ -2.51%
S&P 500 7,599 ▲0.25 % DOW 52,260 ▲0.95 % NASDAQ 25,463 ▲0.1 % NAFTA 96.21 ▼7.6 % ARI 3,966 ▲1.72 % S&P 500 7,599 ▲0.25 % DOW 52,260 ▲0.95 % NASDAQ 25,463 ▲0.1 % NAFTA 96.21 ▼7.6 % ARI 3,966 ▲1.72 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Ratstet me Ethet e Nilit Perëndimor, Australia lëshon paralajmërim për qytetarët e saj që udhëtojnë për në Maqedoni

Autoritetet australiane në këshillat e tyre aktuale për udhëtim për në Maqedoni paralajmërojnë për një shpërthim të Etheve të Nilit Perëndimor dhe këshillojnë udhëtarët të marrin masa për t’u mbrojtur nga mushkonjat.

Faqja zyrtare “Smartraveller” e qeverisë australiane thotë se ka një shpërthim të virusit të Nilit Perëndimor në Maqedoni. Këshillat për Maqedoninë u përditësuan sot, më 2 shtator, dhe shpërthimi i Etheve të Nilit Perëndimor është renditur si një nga informacionet më të fundit për udhëtarët. Vendi mbetet në nivelin më të ulët të paralajmërimit, pra rekomandimi për të zbatuar masat normale të sigurisë.

Autoritetet australiane theksojnë se nuk ka vaksinë kundër Etheve të Nilit Perëndimor dhe rekomandojnë përdorimin e repelentëve kundër insekteve, veshjen e rrobave të gjata, të gjera dhe me ngjyra të çelëta dhe qëndrimin në ndërtesa të mbrojtura nga insektet.Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet shëndetësore të vendit, deri më tani në vend janë regjistruar 55 raste të Etheve të Nilit Perëndimor, nga të cilat 53 janë konfirmuar në laborator, dhe dy janë ende të pakonfirmuara. Aktualisht, 19 persona janë të shtruar në spital në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.

Pesë raste janë regjistruar javën e fundit, tre prej të cilave janë konfirmuar, që është një rënie krahasuar me javët e mëparshme kur regjistroheshin midis nëntë dhe 11 raste në javë.

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet më shpesh përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Që nga fillimi i vitit, gjashtë persona në Maqedoni kanë vdekur nga ethet e konfirmuara të Nilit Perëndimor./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.