🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 15 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,748 ▼ -2.12% ETH $1,805 ▼ -2.89% XRP $0.9578 ▼ -2.71% SOL $71.3900 ▼ -3.83%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
15 Nën 2026
Breaking
Opinion

Reagani, demokracia dhe muti i Ramës!

Nga NEVRUS NAZARKO

Ka raste kur një fjali e vetme thotë më shumë për demokracinë e brendshme të një partie sesa të gjitha statutet, kongreset dhe fjalimet e saj të marra së bashku.

E tillë ështe edhe shprehja që i atribuohet Ramës në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku, me një sinqeritet brutal, thuhet se ua ka shpjeguar bashkëpunëtorëve të tij se çfarë vlere kanë pa të (politikisht, dhe jo vetëm).

Por ajo që të bën më shumë përshtypje nuk është vetëm fyerja e kryetarit, por heshtja që thuhet se e pasoi.

Dhe kjo më kujtoi një nga anekdotat më të famshme të Ronald Reaganit për demokracinë dhe lirinë e fjalës në Bashkimin Sovjetik.

Një amerikan i thotë një rusi:
Në Amerikë ka aq shumë liri, sa mund të hyj në Shtëpinë e Bardhë, t’i bie tavolinës me grusht dhe t’i them presidentit Reagan: “Nuk jam aspak dakord me mënyrën si po e drejtoni Amerikën!”
Po edhe unë mund ta bëj këtë ia kthen rusi.

Si?! Mund të hysh në Kremlin dhe të kritikosh Gorbaçovin?!

Sigurisht! Mund të hyj në Kremlin, t’i bie tavolinës me grusht dhe t’i them: “Zoti Gorbaçov, nuk jam aspak dakord me mënyrën si po e drejton Amerikën presidenti Reagan!”

Dhe përfytyrova një socialist shqiptar që, i frymëzuar nga guximi i rusit, hyn në zyrën e Ramës, përplas grushtin mbi tavolinë dhe i thotë:

Shoku Edi, boll më! Nuk jam aspak dakord me mënyrën si po e drejton Partinë Demokratike Saliu!

Rama, natyrisht, do ta përgëzonte për guximin, mendimin kritik dhe shpirtin demokratik!

Ja pra, edhe në PS ka liri fjale! Mund të kritikosh kë të duash, madje edhe me grusht mbi tavolinë, me një kusht të vogël: Pa e përmendur kryetarin!

Por mes rusit të Reaganit dhe “Lej Fenit” rilindas të Ramës ka një dallim.
Rusi të paktën përpiqej të krijonte iluzionin se ishte i lirë. Socialisti ynë imagjinar nuk ka nevojë as për këtë mundim.

Dhe këtu lind pyetja interesante.
Nëse Rama vërtet ua ka thënë atë shprehje dhe askush nuk ka guxuar ta kundërshtojë, po sikur Rama të ketë të drejte?

Sepse kur një kryetar u thotë bashkëpunëtorëve se “pa të jane një mu*”, dhe ata e pranojnë në heshtje, lind dyshimi se ndoshta problemi nuk qëndron vetëm te arroganca e kryetarit, por edhe te dinjiteti politik i atyre që e rrethojnë.

Rama mund t’i ketë fyer socialistët duke u thënë se pa të janë një mu*. Por, nëse kanë heshtur, ndoshta pikërisht ata i kanë dhënë argumentin më të fortë se nuk e kishte krejt gabim.

Ndonjëherë fyerja më e rëndë nuk është ajo që të bën tjetri, por ajo që ia bën vetes duke e pranuar në heshtje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.