⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 15 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,508 ▼ -4.34% ETH $1,795 ▼ -5.74% XRP $0.9564 ▼ -3.6% SOL $70.4100 ▼ -6.8%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
15 Nën 2026
Breaking
Opinion

Të dëgjojmë zërin e njerëzve!

Parodi nga fjalimi i Edi Ramës para Asamblesë Socialiste

Nga THOMA GËLLÇI

Shokë dhe shoqe!

Unë e kam thënë dhe po e përsëris: ne duhet ta dëgjojmë zërin e njerëzve. Duhet t’i dëgjojmë të gjithë. Edhe ata që janë me ne, edhe ata që janë kundër nesh. Edhe ata që dalin në bulevard dhe protestojnë, duke e quajtur veten flamingo.

Por t’i dëgjosh njerëzit nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh dakord me ta. Përkundrazi. Ndonjëherë duhet t’i dëgjosh me shumë vëmendje për të kuptuar se sa gabim e kanë.

Unë, për shembull, i kam studiuar me shumë kujdes kërkesat e atyre që e quajnë veten flamingo. Kam lexuar çfarë thonë, kam dëgjuar çfarë kërkojnë dhe kam arritur në përfundimin se këta njerëz nuk kanë asnjë lidhje me flamingot.

Dhe këtë nuk e them kot.

Unë i njoh flamingot. I kam studiuar personalisht.

Kur shkova me Ivankën në Nartë dhe në Zvërnec, pata rastin të vëzhgoj nga afër flamingot e vërteta. Jo ato të bulevardit, por flamingot autentike.

Dhe, më besoni, kam mësuar shumë prej tyre.

Sepse natyra, shokë dhe shoqe, është një universitet i madh. Mjafton të kesh sy për të parë dhe mendje për të kuptuar. Sigurisht, jo të gjithë i kanë këto aftësi, por kjo është një çështje tjetër.

Unë nuk shkova në Nartë thjesht për të parë zogj. Shkova për të kuptuar një fenomen. Dhe, pasi e studiova këtë fenomen, arrita në një përfundim që do t’i shërbejë demokracisë së brendshme të Partisë Socialiste. Natyra na mëson shumë. Ne nuk mund të dalim kundër natyrës.

Ne kemi nevojë për një demokraci ku secili të ketë të drejtë të mendojë ndryshe. Dhe unë jam i pari që e mbroj mendimin ndryshe. Por mendimi ndryshe nuk mund të jetë një mendim që ndryshon nga drejtimi ynë. Sepse atëherë nuk kemi më mendim ndryshe, por mendim kundër. Dhe mendimi kundër nuk mund të ngatërrohet me mendimin ndryshe.

Këtë duhet ta kuptoni njëherë e mirë.

Ne nuk mund të lejojmë që secili të mendojë çfarë t’i dojë qejfi dhe pastaj të kërkojë që partia t’ia marrë parasysh. Atëherë ç’kuptim ka që kemi kryetar? Ç’kuptim ka që mblidhemi këtu?

Prandaj unë kërkoj më shumë disiplinë, më shumë demokraci dhe më shumë dëgjim të zërit të njerëzve. Por, mbi të gjitha, kërkoj që të mos ngatërrojmë zërin e njerëzve me zërin e atyre që duan të na tregojnë se çfarë duhet të bëjmë.

Dhe këtu dua të kthehem te studimi im në Nartë.

A e dini çfarë më bëri më shumë përshtypje te flamingot e vërteta?

Qëndrimi i tyre!

Flamingot qëndronin me një këmbë. Dhe aty kuptova se çfarë i kishte munguar gjithë këto vite Partisë Socialiste.

Ne kemi folur shumë për qëndrimet politike, ideologjike e morale, por kemi harruar më të rëndësishmin: qëndrimin fizik përpara kryetarit.

Prandaj në statut do të shtojmë që të gjithë drejtuesit socialistë dhe të gjithë deputetët e grupit parlamentar socialist të adoptojnë qëndrimin e flamingove të vërteta: do të qëndrojnë me një këmbë përpara kryetarit. Kjo praktikë që do të aplikohet në fillim në jetën e brendshme të Partisë Socialiste, do të shtrihet gradualisht edhe në administratën shtetërore: të gjithë me një këmbë përpara kryeministrit.

Natyrisht, secili është i lirë të zgjedhë këmbën, por vetëm pasi të kem vendosur unë se cila është e duhura.

Ja kësaj i thonë të dëgjosh zërin e njerëzve dhe të mësosh nga lëvizja e flamingove!

(Këtu salla shpërtheu në duartrokitje.)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.