☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.96 ▲0.06%
ARI 4,075 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,870 ▲ +1.09% ETH $2,349 ▲ +1.55% XRP $1.3247 ▲ +2.55% SOL $101.2100 ▲ +0.84%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.96 ▲0.06 % ARI 4,075 ▲0 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.96 ▲0.06 % ARI 4,075 ▲0 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Reagon NATO: Ushtria punë e Kosovës, por duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese

NATO-ja mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin aktual, por nëse FSK-ja duhet të zhvillohet, atëherë Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë.

NATO-ja e shikon transformimin e forcave të armatosura të Kosovës në ushtri si një çështje që u takon autoriteteve të Kosovës. “Qëndrimi i NATO-s është i qartë: kjo është një çështje e autoriteteve të Kosovës”, shkruan zyra e shtypit e NATO-s, në përgjigje të pyetjes së Deutsche Welles, se si i vlerëson NATO-ja hapat e Qeverisë së Prishtinës për kthimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në ushtri.

“Çdo lloj ndryshimi strukture, mandati dhe misioni të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kërkon ndryshime kushtetuese”, shkruhet më tej dhe vlerësohet se: “Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë profesionale, që po bëhet gjithnjë e më shumë multietnike dhe është burim për stabilitetin në rajon”.

Zyra e NATO-s në Bruksel vëren se: “Progresi i arritur është shembull për suksesin e NATO-s në krijimin e kapaciteteve në sektorin e sigurisë, por ku nevojitet edhe më shumë për të bërë”.

NATO-ja mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin aktual, por shton se “nëse Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të zhvillohet, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë. DW

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.