Politika

Meta: Zgjidhja e krizës politike i hapi rrugën Vettingut

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar se qëllimi strategjik i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Gjatë aktivitetit “Fuqizimi i Kuvendit në kontekstin e integrimit”, Meta ka thënë se roli i Kuvendit në këtë sfidë është i rëndësishëm. “Nga 2014, kur u miratua statusi, kemi pasur vetëm sfida”, – tha ai.

Ai ka folur edhe për krizën politike, e cila u zgjidh falë një marëveshjeje mes PS-dhe PD-së, duke i dhënë fund bojkotit të opozitës për zgjedhjet parlamentare.

“Vizioni ynë drejt BE mbështetet në konsensus të gjerë politik. Zgjidhja e krizës politike i hapi rrugën Vettingut”, – shtoi Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button