☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,624 ▼ -1.89% ETH $2,684 ▼ -2.52% XRP $1.4826 ▼ -3.49% SOL $119.2900 ▼ -2.23%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Kendi i Kikos

Kiko mediton për prindin 1 dhe 2

Nga Lutfi Dervishi [dropcap][/dropcap]
Duke soditur valët e Jonit, këtë fillimviti Kiko ia dedikoi gjithë qenien e tij cerebrale dikotomisë prindi 1 dhe prindi 2 që po futet kontrabandë si bananet në portin e Durrësit

-Mua më njihet vetëm nëna, ndërsa babai jo. Kam dëgjuar një shprehje nga njerëzit : “babai është si cjapi në pyll”.. Dmth prindi 1 apo 2? Kush më njihet mua? Kjo është pyetje shekspiriane…
Çuditem me njerëzit. Kanë kaq shumë probleme e halle dhe prap gjejnë kohe t’u përkushtohen ekuacionit prindi 1 e prindi 2.
Nuk e kanë idenë se çfarë po i bëjnë vetes.
Dhe çfarë modifikimesh duhet të bëjnë në ligjerimet e tyre.
Psh si do quhet atdheu? Prindi1dhé? Pomëmëdheu? prindi2dhé?
Po kënga e Mentor Xhemalit për ty atdhe? Do të rititullohet për ty prindi1dhe?
Po gjuha amtare si do të quhet? Gjuha prindit 2?
Po babait si do t’i thërrasë fëmija: o prindi 1 i dashur? Po kur të shajnë nga nëna, siç e kanë zakon shqiptarët nga djepi në varr: të bëfsha prindin 2?! Prindin 2 e ke…
Teksa ishte i zhytur në këto përsiatje filozofike, në shëtitoren e Sarandës po kalonte një grup turistësh nga Kosova. Po këndonin “Oj Kosove oj nëna ime”. Kiko u ngërdhesh kur mendoi vargun e këngës “oj Kosovë o prindi 2”.
Duke u rikthyer në kufijtë londinezë, Kiko mendoi për KM. “Unë jam baba” do të zëvendësohet me “Unë jam prindi 1. Nuk do t’i therrasin më bablok, por prindi1lok…
Ndërsa atmosfera e Vitit të Rinuk është larguar, mendja i vajti te babagjyshi. “Ai do të quhet “prindi1 në katror”…
Mendja po i valëzonte më shumë se deti Jon. Po parlamentarët, baballarët e kombit, si do të quhen ? Prindërit njësha të kombit?
A do t’ i lejojë KM? Se nr 1 vetëm ai është! Nuk mundet të lejojë që njëshi të kthehet në shumës! Asesi
Po prindërit a janë njësha të kombit?
Mendja iu turbullua.
“Po ia mbath deri në Korfuz të kthjellohem, inkurajoi veten Kiko dhe ia mbathi…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.