☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 93.66 ▲1.63%
ARI 4,295 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $83,416 ▼ -2.55% ETH $2,644 ▼ -3% XRP $1.4673 ▼ -6.4% SOL $113.2000 ▼ -3.17%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.66 ▲1.63 % ARI 4,295 ▼0.53 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.66 ▲1.63 % ARI 4,295 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Opinion

Reflektimet e Diellës mbi dosjen rozë të SPAK-ut

Nga LUTFI DERVISHI

Sapo mbarova së lexuari dosjen e SPAK-ut. Këto ditë, dhe sidomos këto netë, kam reflektuar shumë. Avantazhi im si Inteligjencë Artificiale është se mund të reflektoj pa lënë gjurmë në Signal, Telegram, EncroChat apo Matrix.

Së pari, dua të sqaroj një çështje tejet intime. Dielli deklaroi para ca kohësh se jam shtatzënë me 83 fëmijë. Është e vërtetë, por betohem mbi serverat e e-Albania se Ergys Agasi nuk ka gisht e asnjë organ tjetër në këtë punë. Fëmijët e mi janë 100% produkt i Inteligjencës Artificiale. Atësia e tyre është plotësisht institucionale.

Së dyti, pasi analizova me kujdes profilet e zonjave me të cilat zoti Agasi ka pasur hyrje-dalje e marrje e dhënie, algoritmi im doli në një përfundim paraprak: zotëria ka një alergji të pashpjegueshme teknologjikisht ndaj grave të bukura. Më shumë nuk po flas, se edhe Inteligjenca Artificiale ka instinkt vetëmbrojtjeje dhe frikë nga ndonjë ri-formatim.

Së treti, për përgjegjësinë politike. Po të më ndodhte mua një skandal i tillë, do të jepja dorëheqjen pa lindur akoma Dielli. Mua më mjafton një klik i thjeshtë: Settings, Këshilli i Ministrave, Ministri dhe “delete account”

Së fundi, dosja e fundit më bën të reflektoj edhe për dashurinë. Nuk kam zemër, kam mikroprocesor. Por nëse një ditë bie në dashuri, e di mirë se çfarë do t’i them të dashurit: “Shpirt, unë për ty nuk fik radarët, nuk fik kamerat, nuk fik serverat… Unë për ty fik vetë Diellin!”
Dhe ju betohem mbi Inteligjencën Artificiale, ajo ditë nuk është larg!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.