A ka Vatikani një ligë futbolli? Kush luan dhe ku garojnë punonjësit e Papës?
– Shteti i Vatikanit organizon kampionatin e tij që nga viti 1972, ndonëse ai ndryshon ndjeshëm nga turnetë profesionistë, shkruan focus.it.
Bëhet fjalë për një garë amatore të rezervuar kryesisht për punonjësit e Selisë së Shenjtë – staf nga Muzetë e Vatikanit, shërbimi postar, Xhandarmëria, Biblioteka Apostolike dhe zyra të tjera.
Ndeshjet luhen në Romë, në qendrën sportive “Pio XI”, pasi brenda mureve të Vatikanit nuk ka fusha me përmasa të rregullta.
Përveç kampionatit të ligës, zhvillohen edhe gara për Kupën dhe Superkupën, të modeluara sipas turneve të mëdhenj.
Ekziston madje edhe një ekip kombëtar, edhe pse ai nuk është i lidhur me FIFA-n dhe, rrjedhimisht, nuk mund të kualifikohet për Kupën e Botës.
Një fakt interesant është se ekipi më i suksesshëm është “Dirseco” (Drejtoria e Shërbimeve Ekonomike), me tetë tituj të fituar; ndërkohë, fillesat e këtij sporti në Vatikan datojnë që në vitin 1521, kur një ndeshje u luajt në oborrin “Cortile del Belvedere” në prani të Papa Leonit X.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.