🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 93.79 ▲1.77%
ARI 4,310 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $83,691 ▼ -2.09% ETH $2,652 ▼ -2.49% XRP $1.4831 ▼ -5.26% SOL $114.0400 ▼ -2.42%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.79 ▲1.77 % ARI 4,310 ▼0.2 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.79 ▲1.77 % ARI 4,310 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Bota

MAROK – PAM kryeson zgjedhjet parlamentare, pjesëmarrja në nivelin më të ulët në 20 vjet

RABAT, 24 shtator /ATSH-DPA/- Partia e qendrës së djathtë, Autenticiteti dhe Moderniteti (PAM) fitoi numrin më të madh të vendeve në zgjedhjet parlamentare.

PAM fitoi 97 nga 395 vendet në parlament, 10 më shumë se në zgjedhjet e mëparshme.

Pas saj renditen dy partitë e tjera të koalicionit qeverisës, Tubimi Kombëtar i të Pavarurve (RNI) me 66 vende dhe Partia Istiqlal me 65 vende.

Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (PJD), me orientim islamist të moderuar, u rikthye me 54 vende, pas humbjes së madhe në zgjedhjet e vitit 2021.

Asnjë parti nuk ka shumicën prej 198 vendesh, ndaj partitë duhet të negociojnë për krijimin e qeverisë së re.

Pjesëmarrje shumë e ulët

Pjesëmarrja ishte 38% mes votuesve të regjistruar paraprakisht, niveli më i ulët në gati 20 vjet.

Nëse llogariten të gjithë 26,7 milionë qytetarët me të drejtë vote, përfshirë ata që nuk ishin regjistruar paraprakisht, pjesëmarrja regjistron një rënie në rreth 22%.

Kjo tregon një interesim të ulët të qytetarëve për zgjedhjet, veçanërisht te të rinjtë.

Papunësia dhe pakënaqësia e të rinjve

Qeveria e re do të përballet me probleme ekonomike dhe sociale.

Papunësia te të rinjtë 15–24 vjeç është 37%, ndërsa shumë të rinj po mendojnë të largohen nga vendi.

Qeveria do të duhet gjithashtu të përgatitet për Kupën e Botës 2030, që Maroku do ta organizojë së bashku me Spanjën dhe Portugalinë.

Përgatitjet përfshijnë rrugë, aeroporte, stadiume, turizëm dhe investime.

Vitin e kaluar, mijëra njerëz, kryesisht të rinj, protestuan kundër shpenzimeve publike dhe kërkuan më shumë investime në arsim dhe shëndetësi.

Gjatë protestave pati qindra të ndaluar dhe disa viktima.

Maroku është monarki kushtetuese, parlamenti dhe qeveria zgjidhen përmes zgjedhjeve, por mbreti Mohammed VI zotëron ende pjesën më të madhe të pushtetit politik. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.