☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,534 ▼0.51%
DOW 52,553 ▼0.2%
NASDAQ 25,882 ▼1.47%
NAFTA 78.64 ▲0.46%
ARI 4,002 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
₿ CRYPTO
BTC $62,896 ▼ -2.83% ETH $1,832 ▼ -4.62% XRP $1.0862 ▼ -2.4% SOL $74.5800 ▼ -3.52%
S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 78.64 ▲0.46 % ARI 4,002 ▲0.24 % S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 78.64 ▲0.46 % ARI 4,002 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
17 Jul 2026
Breaking
Politika

Reforma administrativo-territoriale, Haxhimali: Nuk mjafton të shkurtohet numri i bashkive, duhet të ndërtohet mbi nevojat e qytetarëve

“Reforma e re administrativo-territoriale duhet të fokusohet te ndryshimi i modelit të qeverisjes vendore dhe jo vetëm te rishikimi i hartës së bashkive”. Ky është vlerësimi i ekspertit të pushtetit vendor, Agron Haxhimali, i cili, gjatë një lidhje Skype në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, tha se procesi që po zhvillohet duhet të korrigjojë mangësitë e reformës së vitit 2015 dhe të sjellë një organizim më funksional të pushtetit lokal në shërbim të qytetarëve.

Sipas Haxhimalit, reforma e vitit 2015 nuk arriti të përmbushte objektivat kryesore, pasi reduktimi i numrit të njësive të qeverisjes vendore nuk u shoqërua me përmirësim të shërbimeve, zhvillim ekonomik apo decentralizim real.

“Ajo që u quajt pozitive ishte shkurtimi i numrit të njësive të qeverisjes vendore, por pyetja është nëse me këtë strukturë të 61 bashkive je në gjendje të ofrosh më shumë shërbime, të kursesh para dhe t’ua ndryshosh jetën qytetarëve. Ky ishte qëllimi, jo thjesht numri”, tha ai.

Haxhimali ka vlerësuar se reforma administrativo-territoriale e vitit 2015 nuk arriti të përmbushte objektivat për të cilat u ndërmor, duke theksuar se problemi kryesor nuk lidhet vetëm me hartën e re të bashkive, por me modelin e qeverisjes vendore që, sipas tij, nuk ka funksionuar siç duhet. Ai tha se reduktimi i numrit të njësive të qeverisjes vendore nuk mund të konsiderohet sukses në vetvete, pasi reforma duhej të sillte shërbime më cilësore, kursime financiare dhe zhvillim ekonomik për qytetarët, si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale.

“Ajo që u quajt pozitive ishte shkurtimi i numrit të njësive të qeverisjes vendore, çka në fakt ishte gabim që në fillim, sepse të shkurtosh nuk është ndonjë shkencë shumë e madhe. Pyetja është nëse me këtë strukturë të 61 bashkive je në gjendje të mbash të njëjtin standard shërbimesh, të kursesh para, të ofrosh më shumë shërbime dhe t’ua ndryshosh jetën qytetarëve. Ky ishte qëllimi madhor, jo thjesht numri”, deklaroi ai.

Sipas Haxhimalit, tashmë debati nuk duhet të përqendrohet vetëm tek kritikat për reformën e vitit 2015, por tek mënyra se si ajo mund të korrigjohet. Ai theksoi se reforma nuk e realizoi decentralizimin në nivelin e premtuar, pavarësisht pritshmërive që kishte në fillim.

“E dimë që reforma nuk funksionoi mirë, e dimë që u bë pa konsensus, por sot duhet të përqendrohemi tek ajo që do të bëjmë nesër. Parlamenti ka pasur dy mundësi për ta rishikuar reformën, në vitin 2022 dhe tani në vitin 2026. Vetë fakti që po diskutohet sërish tregon se ka diçka që nuk shkon. U nis me shumë dinamikë dhe me shumë premtime. U tha se do të kurseheshin para, do të ulej numri i punonjësve, do të rriteshin investimet dhe njësitë vendore do të ishin më efikase. E vërteta është se nuk u realizuan as kursimet, as përmirësimi i shërbimeve. Por kjo nuk është vetëm çështje harte. Problemi është modeli i qeverisjes, kultura institucionale dhe mënyra se si administrohen bashkitë”, tha ai.

Haxhimali argumentoi se zgjerimi i territorit të bashkive solli vështirësi në menaxhimin e tyre, ndërsa investimet u përqendruan kryesisht në zonat urbane, duke lënë pas komunitetet rurale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.