☁️
Tiranë 32°C · Vranët 25 June 2026
S&P 500 7,394 ▲0.49%
DOW 52,616 ▲1.48%
NASDAQ 25,434 ▼0.17%
NAFTA 70.91 ▲0.81%
ARI 4,043 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $59,707 ▼ -2.39% ETH $1,571 ▼ -4.79% XRP $1.0377 ▼ -3.67% SOL $66.2500 ▼ -3.96%
S&P 500 7,394 ▲0.49 % DOW 52,616 ▲1.48 % NASDAQ 25,434 ▼0.17 % NAFTA 70.91 ▲0.81 % ARI 4,043 ▲0.85 % S&P 500 7,394 ▲0.49 % DOW 52,616 ▲1.48 % NASDAQ 25,434 ▼0.17 % NAFTA 70.91 ▲0.81 % ARI 4,043 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Politika

Reforma Territoriale/ Mazniku: Në Komision duam të dëgjojmë Veliajn dhe të gjithë kryebashkiakët

Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, duke folur në emisionin “Puls” nga Bruna Çifligu tha se nuk mund të kërkohet më shumë kohë për Territorialen, por do të dorëzohet një raport në Kuvend, dhe mandej do të jetë ky i fundit që do të vendosë në lidhje me çështjen.

“Më 15 korrik mbaron afati që Parlamenti i ka dhënë komisionit. Ne duhet të shkojmë më 15 korrik, me një produkt, që mund të jetë një raport me gjetjet tona, punën e ekspertëve. Nëse e kemi të pjekur situatën për t’i ofruar Parlamentit një zgjidhje, do t’i ofrojmë një zgjidhje. Nuk kemi si t’i kërkojmë kohë Kuvendit, pasi në 2027 do kemi zgjedhje. Kemi tre opsione: Të shkojmë me një propozim të përbashkët. Por më e rëndësishmja kjo është një çështje që e vendos Kuvendi. Do tregojmë vullnet për një marrëveshje me opozitën”.

I pyetur nëse do të jetë i pranishëm kryebashkiaku Erion Veliaj në seancën dëgjimore pas refuzimit të Ristanit, Mazniku theksoi se ftesa u ka shkuar të 61 kryebashkiakëve.

“Ne kemi kërkuar që kryetarët e bashkive të Shqipërisë, të 61 kryetarët e bashkive, të jenë prezentë dhe të vijnë të dëgjohen. Ne kemi çuar tashmë kërkesat për çdo institucion. Dhe është e vërtetë, ne kemi mbajtur një standard që të dëgjohen kryetarët e bashkive, ata që janë të zgjedhur për detyrën. Është çështje e institucionit më pas se si e siguron prezencën në komision. Është e vërtetë që në të gjitha rastet prezent të jetë kryetari i bashkisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.