🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,784 ▲0.24%
DOW 51,412 ▲0.35%
NASDAQ 27,264 ▲0.26%
NAFTA 91.38 ▼0.12%
ARI 4,213 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,703 ▲ +0.59% ETH $2,488 ▼ -1.43% XRP $1.3821 ▼ -1.19% SOL $109.8700 ▼ -2.27%
S&P 500 7,784 ▲0.24 % DOW 51,412 ▲0.35 % NASDAQ 27,264 ▲0.26 % NAFTA 91.38 ▼0.12 % ARI 4,213 ▲1.34 % S&P 500 7,784 ▲0.24 % DOW 51,412 ▲0.35 % NASDAQ 27,264 ▲0.26 % NAFTA 91.38 ▼0.12 % ARI 4,213 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Politika

Reformë në administratën publike, Pirdeni: Performanca do të përcaktojë ngritjen në karrierë

Ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka prezantuar nismën për reformimin e sistemit të vlerësimit dhe zhvillimit të karrierës në administratën publike, duke theksuar nevojën për një mekanizëm që identifikon kontributin individual, vlerëson performancën dhe garanton që avancimi në karrierë të bazohet te merita. Gjatë fjalës së saj, Pirdeni u ndal te problematikat që lidhen me mënyrën se si vlerësohen punonjësit e administratës publike, duke iu referuar edhe gjetjeve të Anketës Kombëtare të Shërbimit Publik. Sipas ministres, rezultatet e anketës evidentojnë shqetësime mbi aftësinë e sistemit për të dalluar punën cilësore nga performanca e zakonshme, si dhe për të identifikuar në kohë potencialin e punonjësve.

“Puna shumë e mirë shpeshherë nuk dallohet nga puna e zakonshme dhe e dobët dhe potenciali nuk identifikohet shpeshherë në kohë ose shpeshherë zhvlerësohet në kohë. Ndërsa pozicioni drejtues jo domosdoshmërisht është tregues për cilësinë e drejtimit. Këtë e thonë një pjesë e kolegëve të administratës publike që kanë qenë pjesë e Anketës Kombëtare të Shërbimit Publik”, u shpreh Pirdeni.

Ministrja theksoi se një pjesë e punonjësve kanë shprehur shqetësime të rëndësishme për mënyrën se si kryhet vlerësimi nga drejtuesit, duke nënvizuar se këto problematika kërkojnë ndërhyrje që shkojnë përtej ndryshimeve formale të rregullave dhe procedurave ekzistuese.

“Një pjesë e tyre kanë shprehur shqetësim thelbësor mbi mënyrën si vlerësimi kryhet nga lidershipi. Kjo na kërkon të shohim përtej rregullave dhe sistemit, dhe kërkon të ndërtojmë një sistem që dallon kontributin individual, i jep peshë performancës dhe e lidh qartë ngritjen në karrierë në shkallët e administratës me meritën”, deklaroi ministrja.

Pirdeni bëri të ditur se reforma synon të prekë të gjithë ciklin e karrierës së punonjësve të administratës publike, duke krijuar një qasje më të qartë dhe më të matshme për vlerësimin e rezultateve në punë dhe mundësitë e zhvillimit profesional. Duke u ndalur te mënyra se si do të zbatohet nisma, ministrja theksoi se sfida kryesore është kthimi i parimit të meritës në një praktikë konkrete, përmes mekanizmave që garantojnë një proces vlerësimi të drejtë dhe të zbatueshëm.

“Sfida jonë sot, prova e së vërtetës për meritën brenda sistemit”, u shpreh Pirdeni, duke nënvizuar rëndësinë e reformës për funksionimin e administratës publike.

Sipas saj, iniciativa reformuese mbështetet në dy boshte kryesore: atë strukturor, që përcakton se si dhe ku matet merita, dhe atë operacional e digjital, që synon të krijojë instrumentet e nevojshme për zbatimin praktik të një sistemi të drejtë vlerësimi.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.