⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.56%
DOW 52,347 ▼0.03%
NASDAQ 26,474 ▲1.17%
NAFTA 99.98 ▼1.75%
ARI 4,074 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,521 ▲ +0.6% ETH $2,345 ▲ +1.23% XRP $1.3206 ▲ +2.18% SOL $100.8700 ▼ -0.35%
S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,347 ▼0.03 % NASDAQ 26,474 ▲1.17 % NAFTA 99.98 ▼1.75 % ARI 4,074 ▲0.87 % S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,347 ▼0.03 % NASDAQ 26,474 ▲1.17 % NAFTA 99.98 ▼1.75 % ARI 4,074 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Rehabilitimi urban i Jugut, nis zbatimi i projekt që kushton 55 milionë euro

bbMinistria e Zhvillimit Urban dhe Banka Botërore kanë nisur punën për Rehabilitimin Urban të Jugut të Shqipërisë. Projekti me vlerë investimi 55 milion euro do të shtrihet në 5 vitet e ardhshme në qarqet Berat, Fier, Gjirokastër e Vlorë, dhe Bashkitë respektive. Synimi është që nëpërmjet projekteve të infrastrukturës urbane dhe projekteve të rigjenerimit urban, të stimulohet zhvillim ekonomik dhe turistik për rajonin e Jugut, duke krijuar premisa të shtuara për një
lidhje më integrale me komunitetet lokale dhe aktorët e biznesit lokal.

Grupi ndërinstitucional dhe misioni i Bankës Botërore u takua me përfaqësuesit e bashkive që kanë aplikuar për projekte për të detajuar kriteret mbi të cilat do të bëhet selektimi i projekteve që bashkitë kanë paraqitur.

Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Urban, Gjon Radovani në fjalën e tij tha se fondi i akorduar nga Banka Botërore është dy herë më i madh sesa ai fazës së parë të projektit nisur në vitin 2004 dhe përfunduar në vitin 2014.

“Filozofia e investimeve do të jetë identifikimi i zonave fokusale, ku ekonomia do të mund të zhvillohet më shpejt nëse investohet në mënyrë integrale. Çdo bashki që nuk i qëndron kontratës për zbatimin e projekteve si në afate ashtu edhe në cilësinë e zbatimit do të ndëshkohet”, tha zoti Radovani.
Misioni i Bankës Botërore pasi ka marrë projektet ku bashkitë kërkojnë ndërhyrjen me investime ka zbritur në terren dhe ka hartuar një listë kriteresh mbi bazën e të cilave do të përzgjidhen zonat se ku do të ndërhyhet.
Paula Restrepo Cadavid, Menaxhere e Projekteve në misionin e Bankës Botërore u bëri me dije përfaqësuesve të bashkive se jo çdo projekt i paraqitur do të financohet dhe kriteri kryesor është impakti tek banorët.
Pas selektimit të projekteve më të mira, në muajin Qershor pritet të nisë puna për zbatimin e tyre.
Rehabilitimin Urban të Jugut të Shqipërisë synon gjithashtu, të ruajë peizazhin urban dhe kulturor, si dhe të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve institucionale të autoriteteve lokale për të menaxhuar më mirë potencialet që administrojnë, duke garantuar një zhvillimin ekonomik dhe turistik lokal e rajonal të qëndrueshëm, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të këtyre zonave si dhe
gjenerimin e mundësive të reja për punësim.Krijimi i modeleve dhe skemave të suksesshme të partneritetit publik-privat, është një komponent shumë i rëndësishëm që po merret në konsideratë nga
Qeveria dhe MZHU dhe ekspertët e angazhuar, për t’u evidentuar dhe zbatuar në praktikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.