🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,432 ▼ -0.06% ETH $2,403 ▲ +0.4% XRP $1.3086 ▼ -0.03% SOL $103.8400 ▲ +0.11%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Reuters: Drejtoresha e CIA-s mund të ketë dëgjuar incizimet e vrasjes së Khashoggit

Drejtoresha e CIA-a, Gina Haspel ka dëgjuar gjatë vizitës së saj në Turqi një incizim të zërit, në të cilin dëgjohet vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i kanë thënë dy burime agjencisë së lajmeve Reuters.

Përfaqësuesit e CIA-s dhe inteligjencës turke nuk kanë komentuar nëse Haspel ka dëgjuar incizimet.

Arabia Saudite fillimisht ka mohuar përfshirjen në zhdukjen e Khashoggit më 2 tetor, mirëpo një zyrtar saudit ka thënë më pas se vdekja e tij ka ndodhur në konsullatën saudite si rezultat i një përleshjeje.

Turqia ka hedhur poshtë përpjekjet e sauditëve për të arsyetuar vdekjen e tij me të ashtuquajturin “operacion të ashpër”, duke i kërkuar Mbretërisë Saudite të kërkojë përgjegjësit e vrasjes, që ka nxitur pakënaqësi ndërkombëtare.

Sipas burimeve, Haspel, e cila ka arritur në Turqi të hënën, ka dëgjuar audio-incizimet.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë të enjten se Ankaraja ka ndarë informacione me disa palë që kanë kërkuar informacione shtesë.

Ai u ka thënë gazetarëve se Turqia nuk do ta dërgojë rastin në ndonjë gjykatë ndërkombëtare, mirëpo do të ndajnë informacionet varësisht nga kërkesat.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Khashoggi, kolumnist i Washington Post dhe kritik i udhëheqësisë saudite është vrarë bazuar në një plan paraprak.

Ndërkohë princi saudit, Mohammed bin Salman është zotuar, në komentet e tij të para publike lidhur me këtë çështje se vrasësit do të dërgohen para drejtësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.