☁️
Tiranë 16°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.13 ▲2.04%
ARI 4,102 ▼1.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,826 ▼ -0.01% ETH $2,441 ▼ -0.18% XRP $1.3462 ▲ +0.64% SOL $105.1100 ▼ -0.8%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.13 ▲2.04 % ARI 4,102 ▼1.16 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.13 ▲2.04 % ARI 4,102 ▼1.16 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Revanshi”/ Tentativë vrasje e kultivim droge, SPAK kërkon 56 vite burg për 5 të pandehurit

SPAK ka paraqitur pretencën për një tjetër fraksion të dosjes “Revanshi”, duke kërkuar në total 56 vite burg për 5 të pandehur, mes të cilëve dy të afërm të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca.

Sipas konkluzioneve përfundimtare të Prokurorisë së Posaçme, të paraqitura në GJKKO, për ish-efektivin e RENEA-s, Adrian Pikli, kërkohet dënimi me 10 vite e 6 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 7 vite.

Për Edison Muçekun SPAK kërkon 9 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 6 vite. Të njëjtin dënim kërkon edhe për Elvis Ndrecën, djalin e xhaxhait të ish-deputetit Eduard Ndreca, për të cilin 9 vitet burg zbresin në 6 vite.

Për Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, SPAK kërkon 15 vite burg, të cilat me gjykim të shkurtuar reduktohen në 10 vite. Ndërsa për Deivis Bajramajn kërkohen 12 vite burg, që zbresin në 8 vite.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale “grup i strukturuar kriminal”, “kultivim i bimëve narkotike”, “armëmbajtje pa leje” dhe “sigurim i kushteve për të kryer vrasje”.

Sipas dosjes së SPAK, më 4 nëntor 2020, në Urën e Tapizës në Fushë-Krujë, Albert Zaja dhe persona të tjerë kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Durim Bamin dhe Ervin Kodrën.

Hetimet pretendojnë gjithashtu se në periudhën maj-korrik 2020, Albert Zaja dhe Edison Muçeku kanë siguruar mjetet për vrasjen e Hamza Terziut. Ndërsa gjatë muajve korrik-gusht 2020, Elvis Ndreca ka siguruar mjetet për vrasjen e Durim Bamit.

Sipas SPAK, në tetor 2020 Armando Ndreca ka organizuar dhe financuar grupin që prodhoi dhe shiti 243 kilogramë kanabis në Lezhë. Ndërkohë, gjatë viteve 2020-2021, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli dyshohet se janë përfshirë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke ua shitur ato edhe personave me precedentë penalë.

Për Albert Zajën, i hetuar në të njëjtën çështje, dosja është veçuar dhe po ndiqet në një procedim të ndarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.