🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,571 ▼ -1.46% ETH $2,362 ▼ -1.75% XRP $1.2761 ▼ -3.63% SOL $101.4300 ▼ -2.94%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Politika

“Revoltë!”/ Nis sot protesta e 17-të në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

TIRANË – Kryeqyteti pritet të jetë sërish këtë të martë në qendër të mobilizimit qytetar, ndërsa në orën 18:00 do të nisë protesta e 17-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama.

Mijëra qytetarë pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku do të zhvillohet tubimi kryesor përpara godinës së Kryeministrisë. Pas kësaj, protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e marshimit në rrugët kryesore të Tiranës.

Lëvizja qytetare ka hyrë tashmë në javën e tretë të saj, duke mbajtur çdo ditë protesta dhe marshime në kryeqytet. Pjesëmarrësit deklarojnë se do të vazhdojnë aksionin e tyre deri në plotësimin e kërkesave që kanë artikuluar publikisht, me dorëheqjen e kryeministrit si kërkesën kryesore.

Edhe gjatë protestës së djeshme, mijëra qytetarë mbushën rrugët e Tiranës dhe u ndalën përpara Kryeministrisë, ku u dëgjuan vazhdimisht thirrje si “Rama jepe dorëheqjen”, slogan që është kthyer në simbol të protestave. Në mesin e protestuesve u dëgjuan gjithashtu thirrje të tjera, mes tyre “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ju erdhi fundi”.

Me pjesëmarrje të lartë dhe marshime që kanë përshkuar çdo ditë rrugët e kryeqytetit, protesta e sotme pritet të jetë një tjetër demonstrim i rëndësishëm i mobilizimit qytetar dhe i pakënaqësisë së shprehur nga protestuesit ndaj qeverisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.