☁️
Tiranë 33°C · Vranët 18 June 2026
S&P 500 7,483 ▲0.85%
DOW 51,647 ▲0.3%
NASDAQ 26,323 ▲1.16%
NAFTA 73.40 ▼3.43%
ARI 4,268 ▼2.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $63,868 ▼ -2.15% ETH $1,735 ▼ -1.34% XRP $1.1619 ▼ -3.2% SOL $71.0400 ▼ -1.77%
S&P 500 7,483 ▲0.85 % DOW 51,647 ▲0.3 % NASDAQ 26,323 ▲1.16 % NAFTA 73.40 ▼3.43 % ARI 4,268 ▼2.59 % S&P 500 7,483 ▲0.85 % DOW 51,647 ▲0.3 % NASDAQ 26,323 ▲1.16 % NAFTA 73.40 ▼3.43 % ARI 4,268 ▼2.59 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Rezoluta e PE/ Rama: Amendamenti i miratuar nuk lidhet me Zvërnecin. Rishikimi i ligjit për zonat e mbrojtura, pjesë e agjendës së negociatave me BE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke garantuar se Partia Socialiste është mbrojtëse e mjedisit dhe se zhvillimi në zonat e ndjeshme ekologjike mbetet një prioritet i qeverisë.

Në deklaratën e tij, Rama sqaron se amendamenti i miratuar nw Parlamentin Europian nuk ka lidhje me Zvërnecin, siç është pretenduar në disa deklarime publike dhe reagime në rrjetet sociale. Sipas tij, debatet e ngritura janë të bazuara në keqinformim dhe interpretime të gabuara të dokumenteve zyrtare.

“Amendamenti i miratuar nuk ka asnjë lidhje me peizazhin e mbrojtur Pishë Poro–Nartë, por i referohet zonës së mbrojtur Nartë–Vjosë, për të cilën qeveria ndan të njëjtin qëndrim me europarlamentarët”, thekson ai.

Rama ka deklaruar se procesi i rishikimit të ligjit për zonat e mbrojtura është pjesë e agjendës së negociatave me Bashkimin Europian dhe do të kalojë në një fazë analitike me Komisionin Europian, ku do të shqyrtohet përputhshmëria me standardet e BE-së. Kryeministri shton se Partia Socialiste dhe qeveria mbeten të angazhuara për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke theksuar se ky është një proces që bazohet në dokumentacion teknik zyrtar dhe jo në interpretimet e rrjeteve sociale.

Ai ka komentuar gjithashtu edhe diskutimet mbi rezolutën e Parlamentit Europian, duke i cilësuar disa prej pretendimeve si të pavërteta dhe të nxitura nga keqinformimi. Sipas tij, amendamenti i pretenduar si “fitore” është rrëzuar, ndërsa ai i miratuar nuk lidhet me çështjen e Zvërnecit.

Kryeministri i cilëson debatet politike dhe reagimet në rrjetet sociale si pjesë të një “histerie digjitale” të nxitur nga keqinformimi, ndërsa thekson se proceset institucionale do të vijojnë normalisht sipas standardeve dhe procedurave zyrtare.

Postimi i plotë:

Disa tam-tamxhinj me emër që kujtuan se u bë deti kos për lugët e tyre të ndryshkura, u thonë flamingove se rezoluta e djeshme e Parlamentit Europian na qenkej fitorja e tyre e parë! Në fakt e vërteta është se flamingot fitoren e kanë pasur në xhep pa nisur protesta, pavarësisht se nuk duan ta shohin pasi po shijojnë sfilatën e bukur në bulevard mes sorrave, korbave e llapaqorrave, sepse sa të jemi unë dhe Partia Socialiste mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi në harmoni me natyrën në zonat me ndjeshmëri të veçantë, është prioritet i padiskuteshëm.

Sa për “fitoren” e parë janë të keqinformuar nga sorrat dhe korbat, sepse amendamenti i “fitores” u rrëzua, ndërsa amendamenti i miratuar nuk ka asnjë lidhje me Zvërnecin, pra me pejsazhin e mbrojtur Pishë Poro – Nartë, po shprehimisht me zonën e mbrojtur Nartë – Vjosë ku qeveria ndan absolutisht të njëjtin qëndrim me europarlamentarët. Dhe kjo nuk është lojë fjalësh me emra vendesh, po është e vërteta e fakteve që burojnë nga dokumentacioni teknik zyrtar, jo nga kanalet sociale.

Ndërsa lidhur me rishikimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, europarlamentarët do të informohen se ai është pjesë e agjendës së negociatave dhe si i tillë do të jetë fillimisht në një proces analitik me Komisionin, ku do të identifikojmë çdo pikë që nuk përputhet me kriteret e standartet e BE-së. Thënë sa më lart, rishikimi i konceptit “fitore” do të ndihmonte sidomos VIP-at e rënë nga vaktet politike dhe ata të fryrët me botokse llajkesh e follouersash, që pas përshirjesh me epsh në nxitjen e histerisë digjitale, të gatiteshin për një zgjim pa dhimbje të papërballueshme zhgënjimi nga fundi i revolucionit imagjinar

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.