Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 04 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $63,429 ▲ +1.96% ETH $1,796 ▲ +2.81% XRP $1.1704 ▲ +2.83% SOL $81.9900 ▼ -0.39%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
04 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Rikonstruimi i Qeverisë, Selmani skeptik: Problem mbetet borxhi publik

Qeveria drejt fazës finale të riformatimit pas publikimit të emrave të ministrave. Shtohen pikëpyetjet nëse ndryshimi i kabintetit qeverisës në gjysmë të mandatit do të sjellë ndryshime, posaqërisht përmbylljen e çështjeve shqiptare.

Profesori universitar Bashkim Selmani, konsideron se shteti nuk do të ndjej ndryshime, në mungesë të një strategjie, përderisa problemi kryesor mbetet borxhi i lartë publik.

“Vetëm sa kemi ndërrime të personave, por strategjia, vjetërsimi, borxhet publike të qytetarëve, kriza ekonomike janë faktorë të cilët qeveria nuk është duke i mënjanuar ose zbutur. Kjo e bën problemin bazë me të cilën çfarëdo individi, çfarëdo qeverie që të vijë ose çfarëdo ministri që të jetë, nuk është ndonjë çështje që mund të presim ndonjë efektivitet për sa i përket shtetit.” – tha Profesori universitar, Bashkim Selmani.

Selmani gjithashtu analizon edhe marrjen e ministrive të drejtësisë, kulturës dhe marrëdhënieve midis bashkësive nga VLEN. Sipas tij mungon platforma se si duhet vepruar.

“Shqiptarët nuk kanë ndërtuar një platformë bazë, se cilat institucione kanë prioritet dhe çduhet bërë. Prandaj më tepër e shoh si reformatim personal ose të subjekteve të caktuara. Mirëpo, nga ana tjetër nuk kemi matje të rezultateve se çfarë do të ndryshonim për qytetarët se brenda dy viteve shohim ndryshime të caktuara partiake të subjeketeve, dhe nga ana tjetër detyrimet, të drejtat, angazhimet e qytetarëve nuk u jepet komoditete, institucionet nuk janë funksionale sepse çdonjëra nga këto ka borxhe publike.” – u shpreh Profesori universitar, Bashkim Selmani.

Propozimi i kabintetit të ndryshuar qeverisës do të duhet të votohet në kuvend deri kah mesi i muajit.

VLEN-i do të drejtojë Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive me Agon Feratin, post në të cilin deri më tani ishte Ivan Stoillkoviq, i cili do të bëhet ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

VLEN-i mori Drejtësinë, të cilën do ta drejtojë profesori Jeton Shasivari, por humbi Politikën Sociale, e cila kaloi në duart e OBRM-PDUKM-së dhe do të drejtohet nga zv.ministri aktual, Gjoko Vellkovski.

VLEN humbi edhe dikasterin e shëndetësisë. Në këmbim mori Kulturën në të cilën ministër do të jetë, Sedat Sulejmani.Të pandryshuar do të mbeten kuadrot e VLEN-it në Eurointegrime, Ekologji dhe Ekonomi, gjegjësisht Bekim Sali, Muhamet Hoxha dhe Besar Durmishi. /tvm2

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.