Kosova
Fillon seanca, ankohet opozita
Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me ankesa të opozitës sa i përket ndarjes së komisioneve parlamentare.
Visar Ymeri nga Vetëvendosje shprehu pakënaqësinë me mënyrën e ndarjes së komisioneve, duke thënë se opozita do të duhej të drejtonte më shumë komisioneve për shkak se do ta mbikëqyrnin më mirë Qeverinë.
Donika Kada Bujupi e AAK-së tha se formula e ndarjes nuk avancon demokracinë dhe mbikëqyrja e qeverisë ka mundur të jetë më e mirë nëse do të ndaheshin një komision nga pozita, një nga opozita.
Ndërkohë, komunitetet pakicë po refuzojnë të tërhiqen nga komisionet.