Kronika
Rikthehen protestat kundër mbetjeve para Kryeministrisë
Një grup qytetarësh të organizuar nga shoqëria civile janë duke protestuar para Kryeministrisë kundër ligjit të mbetjeve.
Ata i kërkuan kryeministrit Edi Rama të tërheqë ligjin e rrëzuar nga presidenti Nishani dhe të lejojë referendumin.
I kthyer nga presidenti në parlament, ligji nuk është rishqyrtuar ende.
Aktivistët e AKIP kanë kërkuar heqjen e ligjit dhe jo amendime siç ka deklaruar mazhoranca.
Protestuesit thanë se do të mblidhen para parlamentit më 23 nëntor për të protestuar.