🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.20 ▼1.04%
ARI 4,138 ▲1.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,650 ▲ +3.27% ETH $2,428 ▲ +5.59% XRP $1.3113 ▲ +2.97% SOL $96.1700 ▲ +3.44%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.20 ▼1.04 % ARI 4,138 ▲1.59 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.20 ▼1.04 % ARI 4,138 ▲1.59 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Rikthehen zjarret në Krastë të Krujës, situata kritike për shkak të depos me lëndë plasëse! Era favorizon flakët, vat�

Rikthehen zjarret në Krujë. Një tjetër vatër e re është shënuar në zonën e Krastës.

Këtë herë në pjesën veriore të saj, duke rikthyer shqetësimin për situatën e zjarreve në këtë zonë. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe po përparon me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era e fortë.

Situata bëhet më shqetësuese pasi në zonën ku po përparojnë flakët ndodhen depo me lëndë plasëse, të cilat përdoren për furnizimin e guroreve.

Për shkak të rrezikut, helikopteri i ushtrisë është rikthyer në zonë për të ndihmuar në përballimin e situatës.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse të Krujës kanë krijuar një perimetër sigurie për të penguar afrimin e flakëve pranë depove.

Situata vijon të mbetet problematike edhe në lagjen Abazaj në Krujë, ku banorët kanë kërkuar ndihmë për përballimin e zjarrit.

Qytetarët deklarojnë se kanë telefonuar për të kërkuar ndërhyrje. Forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave, ndërsa rreziku mbetet i lartë për shkak të erës dhe afërsisë së zjarrit me zonat e rrezikshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.