☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.39 ▲0.12%
ARI 4,814 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,708 ▲ +0.93% ETH $2,359 ▲ +1.68% XRP $1.3866 ▲ +1.99% SOL $84.6800 ▲ +1.16%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.39 ▲0.12 % ARI 4,814 ▼0.75 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.39 ▲0.12 % ARI 4,814 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
roze

Rikthehet West Side Family

Të ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Miri dhe Landi thanë se do të rikthejnë grupin West Side Family. Ata do të publikojnë këngë pjesë e të cilave është edhe Dr. Flori. Këto këngë ai i kishte lënë gati përpara se të ndahej nga jeta 2 vite më parë.

Landi Hysi dhe Armir Shahini, dy anëtarët e West Side Family dhe Alban Kondi janë bashkuar në “Pasdite në Top Channel” për të kujtuar Dr. Florin.

Armiri, i cili ka ardhur enkas nga Gjermania, tha se, “Flori është në çdo moment të jetës time edhe pse ai nuk është më fizikisht. Kemi kaluar shumë vite bashkë dhe unë e thoja si me shaka që ne më shumë vite kishim bashkë sesa pa njëri-tjetrin”.

Ndërkohë, Landi Hysi tha se të gjithë ata që e kanë njohur Dr. Florin e dinë që ai ishte si një libër i hapur, një libër për të cilin duhet të shkruash dhe fjalët nuk të mjaftojnë kurrë.

Alban Kondi me mjaft emocion ka rrëfyer në “Pasdite në Top Channel” kohën kur Dr. Flori dhe miqtë e tij krijuan West Side Family: “Unë isha shumë i vogël kur Flori kishte grupin, por ai gjithmonë më mbante afër. Shihja që Flori si në jetë dhe në muzikë ishte i drejtëpërdrjetë, në sensin që shprehej dhe shkruante ashtu siç ndihej dhe ka qenë shkollë për mua. Flori ishte shumë entuziast kur u krijua grupi. Kishte besim të jashtëzakonshëm që do të arrinin majat. Mbaj mend që fillimi ka qenë shumë i vështirë për Ëest Side sepse ata bënin një rrymë që ishte pa traditë në Shqipëri, nuk është si sot që dyert janë të hapura dhe muzika moderne është gjithandej. Flori krijoji edhe shumë grupe në atë kohë. Ndërtoi The Dreams, West Side Family. Ishte suport i madh për shumë të rinj që kishin dëshirë për muzikën. Ai nuk dyshonte tek suksesi dhe nuk dyshonte tek talenti i personit që punonte. Pas suksesit që kishte një këngë, shqetësimi i madh ishte po tani çfarë do të bëjmë?”

Armiri tregon se i mungojnë bisedat me Dr. Florin. “Ishte njeriu ideal për ato analiza, edhe pse ndonjëherë fluturonim në ajër. Më mungojnë ato kafet tona me njëri-tjetrin që nuk do të vijnë kurrë. Flisnim për të gjitha gjërat, sportin, artin, politikën. Ndërkohë, ne të gjithë punonim për njëri-tjetrin edhe pse Landi ishte më i preferuari i fansave sepse ishte imazhi”, tha Armiri në studion e “Pasdite në Top Channel”.

Me mjaft emocione Landi tregon se tekstet e Dr. Florit ishin të gjitha nga histori reale të dëgjuara apo jetuara nga miq dhe njerëz të afërt të tij. Landi dhe Miri në bisedë me Jonida Shehun treguan se shtëpia e Dr. Florit ishte shtëpia e tyre e dytë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.