Politika
Bashkimi Europian ndihmë 4 milionë euro Shqipërisë, Manastirliu: Reagim i shpejtë në luftën kundër COVID-19
April 3, 2020
0 1 minute read
Bashkimi Europian përmes zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka akorduar 4 milion euro në fushën e shëndetësisë në luftën kundër COVID-19.
“Kjo ndihmë për Shqipërinë është një reagim i shpejtë për të luftuar një armik të përbashkët si Covid-19,” u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socale, Ogerta Manastirliu gjatë komunikimit online me Ambasadorin e BE në Shqipëri z. Luigi Soreca dhe Koordinatorin e OKB në Shqipëri z. Brian Williams.
“Përmes kësaj mbështetje, ne do të jemi në gjendje të mobilizojmë më shumë burime në luftën kundër COVID-19, në mbështetje të sistemit shëndetësor jo vetëm për sot, por edhe për nesër. Kjo ndihmë e menjëhershme duke mbështetur furnizimin e pajisjeve mjekësore, të tilla si ventilatorët mjekësorë, pajisjet e ICU, laboratorët, ambulancat automatike dhe mjetet e mbrojtjes së disponueshme për stafin e kujdesit shëndetësor, do të rrisë kapacitetet tona për të përmirësuar diagnozën dhe trajtimin e COVID-19”, u shpreh Manastirliu.