☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,993 ▲0.37%
DOW 48,366 ▼0.35%
NASDAQ 23,847 ▲0.88%
NAFTA 92.27 ▲1.08%
ARI 4,838 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,035 ▼ -1.03% ETH $2,336 ▼ -0.34% XRP $1.3784 ▲ +0.49% SOL $84.0100 ▼ -1.89%
S&P 500 6,993 ▲0.37 % DOW 48,366 ▼0.35 % NASDAQ 23,847 ▲0.88 % NAFTA 92.27 ▲1.08 % ARI 4,838 ▼0.26 % S&P 500 6,993 ▲0.37 % DOW 48,366 ▼0.35 % NASDAQ 23,847 ▲0.88 % NAFTA 92.27 ▲1.08 % ARI 4,838 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Rinis seanca, përjashtohet Flamur Noka. Brace, të prishen kontratat bujqësore me Klement Balilin

Seanca plenare ka rinisur pas përjashtimit nga seanca të deputetit Flamur Noka, i cili u përfshi në incident me kryeministrin Rama në foltoren e Kuvendit.

Kryeministri tha më pas se kjo foltore nuk është për luftë kriminelësh, por idesh dhe programesh.

Më herët, deputeti socialist Erion Braçe denoncoi në Kuvend lidhjen e kontratave për toka bujqësore mes Ministrisë së Bujqësisë dhe shoqërisë së Klemend Balilit gjatë kohës që ai ishte i shpallur në kërkim.
“Kontratat nuk janë zgjidhur”, tha Braçe, ndërsa ministri Peleshi tha se kontratat do të rishikohen.

Akuzat i refereohen kohës kur në krye të këtij dikasteri ishte një ministër i LSI-së. Por në foltore ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PD, Spaho i cili tha se Balili së pari duhet të arrestohet për drogën.

“Një kontratë e nënshkruan në datën 20 maj 2016 midis Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë së “Balili”. Kjo kontratë është lidhur kur partnerët tanë në vendin fqinjë, por edhe agjencitë ligjzbatuese në Tiranë shpallën në kërkim Klement Balilin, kjo është një tardhti që i bëhet Policisë së Shtetit. Kjo është një kontratë e dhënë pikërisht për këta njerëz, nga partia e tyre në kohën kur këta njerëz ishin shpallur në kërkim nga drejtësia. Është shpërndarë tokë vetëm me qëllime partiake dhe elektorale”, tha Braçe.

“Sot dëgjuam gjënë më qesharake që Klement Balili po na e mbron opozita. Opozita është fajtorja që ai është baroni i drogës së rajonit. Tani na thonë se do ta arrestojnë për një kontratë toke bujqësore. Jo, Klement Balilin ta arrestoni se është baroni i drogës së rajonit dhe të mos e mbani të fshehur dhe të arrestoni edhe Saimir Tahirin që është bashkëpunëtor”, tha Spaho.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.