☁️
Tiranë 33°C · Vranët 18 June 2026
S&P 500 7,487 ▲0.9%
DOW 51,848 ▲0.69%
NASDAQ 26,280 ▲0.99%
NAFTA 74.11 ▼2.5%
ARI 4,279 ▼2.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,142 ▼ -1.37% ETH $1,742 ▼ -0.99% XRP $1.1667 ▼ -2.95% SOL $71.2200 ▼ -1.51%
S&P 500 7,487 ▲0.9 % DOW 51,848 ▲0.69 % NASDAQ 26,280 ▲0.99 % NAFTA 74.11 ▼2.5 % ARI 4,279 ▼2.35 % S&P 500 7,487 ▲0.9 % DOW 51,848 ▲0.69 % NASDAQ 26,280 ▲0.99 % NAFTA 74.11 ▼2.5 % ARI 4,279 ▼2.35 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kosova

​Rinumërimi i votave, Elezi jep detaje

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur sot procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të 185 vendvotimeve. Ky numër i vendvotimeve që do të rinumërohen është prej 2498 në total, apo 7.41% e tyre.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se vendimi për t’u rinumëruar këto vendvotime është për tu siguruar që procesi i numërimit ka shkuar me saktësi, derisa thekson se ky proces do të përfundoj brenda dy ditësh.

“Arsyeja pse KQZ-ja ka vendosur që të rinumërohen këto vendvotime është për t’u siguruar nëse procesi i rinumërimit është zhvilluar me saktësi në qendrat komunale të numërimit. Domethënë, në procesin e rinumërimit do të përfshihen 185 vendvotime, vendvotimet e të cilave paraprakisht janë numëruar në qendrat komunale të numërimit gjatë ditëve të kaluara. Sipas dinamikës, e cila po zhvillohet këtu në QNR, besojmë që brenda dy ditësh do të përmbyllet rinumërimi i të gjitha këtyre vendvotimeve”, tha Elezi.

Elezi tha se janë të gatshëm t’i shpallinrezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, por do të presin nëse do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit të votave.

“Sa i përket çështjes së rezultateve, së pari Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm teknikisht që të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 8 qershorit, por sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, duhet të presë nëse do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit nga dita e fundit e zhvilluar këtu në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, më konkretisht nga dita e djeshme, e mërkurë. Në versionin më të mirë, pra nëse nuk do të ketë ankesa, atëherë KQZ-ja siguron se mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare. Por, nëse do të ketë ankesa, atëherë KQZ-ja do të presë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse, siç është rasti PZAP apo Gjykata Supreme, nëse çështja shkon deri në këtë institucion”, tha tutje ai.

Në fund të procesit të rinumërimit do të përgatitet një raport i detajuar lidhur me gjetjet e evidentuara, e më pas do të i’u paraqitet anëtarëve të KQZ-së për shqyrtim e vendimmarrje dhe varësisht nga gjetjet e rekomandimet, KQZ do të vendosë për hapat e mëtejmë.

Numri i vendvotimeve që do të rinumërohen sipas komunave është si në vazhdim: Deçan (4 vendvotime, 8.33%); Gjakovë (10, 6.94%); Gllogoc/Drenas (5, 6.85%); Gjilan (9, 7.09%); Dragash (4, 7.02%); Istog (4, 6.67%); Kaçanik (3, 6.82%), Klinë (5, 8.06%); Fushë Kosovë (5, 8.06%); Kamenicë (3, 6.52%); Mitrovicë e Jugut (7, 7%); Leposaviq (2, 8%); Obiliq (3, 8.82%); Rahovec (5, 6.67%); Pejë (9, 6.67%); Podujevë (7, 6.80%) Prishtinë (18, 6.87%); Prizreni (16, 6.90%); Skënderaj (5, 7.04%), Shtime (3, 9.09%) Shtërpcë (2, 11.76%); Suharekë (6, 6.98%); Ferizaj (10, 6.85%); Viti (5, 8.06%); Vushtrri (6, 6.74%); Zubin Potok (2, 13.33%); Zveçan (2, 18.18%); Malishevë (5, 6.94%); Junik (1, 16.67%); Mamushë (1, 20%); Hani i Elezit (1, 9.09%); Graçanicë (3, 9.09%); Ranillug (1, 10%); Partesh (1, 14.29%); Kllokot (2, 25%) dhe Mitrovicë e Veriut (2, 9.52%). /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.