☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,756 ▲ +0.25% ETH $2,688 ▲ +0.96% XRP $1.4875 ▲ +0.92% SOL $119.7300 ▲ +1.38%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
04 Tet 2026
Breaking
roze

Robert Pattinson flet për mungesën në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce

Robert Pattinson ka shpjeguar arsyen pse nuk mori pjesë në dasmën madhështore të Taylor Swift dhe Travis Kelce, e cila u zhvillua më 3 korrik në Madison Square Garden në New York.

Në një intervistë për Entertainment Tonight, aktori i njohur tha se mungesa e tij lidhej me angazhimet profesionale.

“Isha duke punuar. Po xhiroja filmin ‘Batman’ atë mëngjes. Kam qenë shumë i zënë,” u shpreh Pattinson.

Megjithëse ai nuk mundi të ishte i pranishëm, partnerja e tij prej vitesh, Suki Waterhouse, mori pjesë në ceremoni. Këngëtarja dhe aktorja kishte treguar që në muajin maj se do të ishte në dasmën e Taylor Swift, madje kishte thënë me humor se shpresonte të merrte ide për ceremoninë e saj të ardhshme me Pattinson.

Pas dasmës, Pattinson reagoi edhe ndaj zërave se gjatë festës ishin shpërndarë dhurata luksoze për të ftuarit, si çanta dizajni dhe madje një makinë klasike.

“Po dhuronin gjithë ato gjëra? Po unë çfarë fitova?”, tha ai me shaka.

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce mblodhi rreth 1.000 të ftuar, mes tyre emra të njohur si Emma Stone, Sabrina Carpenter, Gigi Hadid, Karlie Kloss dhe shumë figura të tjera të showbiz-it.

Gazetari George Stephanopoulos, i cili ishte i pranishëm në ceremoni, e përshkroi atmosferën si “çuditërisht intime”, pavarësisht se ceremonia u mbajt në Madison Square Garden.

Edhe prezantuesja Robin Roberts tha se, megjithëse të ftuarit ishin yje të Hollywood-it dhe muzikës, atmosfera ishte si në çdo dasmë familjare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.