ROMË, 27 korrik /ATSH-DPA/- Papa Leone u bën thirrje të rinjve të tregojnë kujdes me rrjetet sociale dhe IA-në
ROMË, 27 korrik /ATSH-DPA/- Papa Leone XIV u bëri thirrje dje të rinjve në mbarë botën, të përdorin me maturi dhe disiplinë rrjetet sociale dhe inteligjencën artificiale (IA), në një mesazh drejtuar festivalit të të rinjve të krishterë, në Brazil.
Papa i inkurajoi ata t’i përdorin këto teknologji në mënyrë të përgjegjshme, duke paralajmëruar se rrjetet sociale dhe inteligjenca artificiale mund t’i tërheqin njerëzit drejt një bote joreale, ku gjërat kalimtare, pamja e jashtme dhe mashtrimi zëvendësojnë vlerat e vërteta dhe atë që ka rëndësi në jetë.
Papa Leone, i cili është me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndodhet aktualisht në rezidencën e tij verore në Castel Gandolfo, pranë Romës.
Në muajin maj, Papa Leone publikoi enciklikën e tij të parë, një dokument prej më shumë se 100 faqesh, kushtuar inteligjencës artificiale.
Dokumenti, me titull “Magnifica Humanitas” (Njerëzimi Madhështor), kërkon vendosjen e rregullave të rrepta për zhvillimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale.
Megjithatë, papa Leone theksoi se kjo teknologji ofron edhe mundësi të mëdha, për sa kohë që përdoret me përgjegjësi dhe në shërbim të njerëzimit. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.