⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,840 ▼ -0.54% ETH $2,241 ▼ -0.2% XRP $1.1599 ▼ -3.07% SOL $89.8200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

ROMË – Italia zgjat kontrollet kufitare me Spanjën mes tensioneve për emigracionin

ROMË, 31 gusht /ATSH-DPA – Italia ka vendosur të zgjasë edhe me 15 ditë kontrollet në kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në kuadër të një mosmarrëveshjeje mes dy vendeve lidhur me emigracionin.

Masa, e vendosur një muaj më parë nga qeveria e kryeministres Giorgia Meloni, u ndërmor pas mbërritjes së mijëra emigrantëve në Ceuta, enklavën spanjolle në Afrikën e Veriut.

Ministria e Brendshme italiane deklaroi se rrethanat që çuan në vendosjen e kontrolleve më 1 gusht vazhdojnë të jenë të pranishme.
ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, njoftoi homologun e tij spanjoll, Fernando Grande-Marlaska, për zgjatjen e masës gjatë një bisede telefonike, e cilësuar nga ministria si “konstruktive”.

Kontrollet e rikthyera nga Italia, të ngjashme me praktikat kufitare të periudhës përpara krijimit të zonës pa kontrolle të brendshme të Shengenit, u pasuan një javë më vonë nga masa të ngjashme të Spanjës ndaj udhëtarëve që mbërrijnë nga Italia në porte dhe aeroporte.

Kontrollet spanjolle janë aktualisht në fuqi deri më 7 shtator, ndërsa ende nuk është bërë e ditur nëse Madridi do t’i zgjasë ato.

Roma argumentoi se kontrollet ishin të nevojshme për mbrojtjen e kufijve italianë, duke iu referuar numrit të madh të emigrantëve që mbërritën në Ceuta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.