☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 13 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▲0%
ARI 4,409 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,397 ▲ +0.21% ETH $2,512 ▼ -0.52% XRP $1.3582 ▼ -0.48% SOL $101.3600 ▼ -0.14%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▲0 % ARI 4,409 ▲0 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▲0 % ARI 4,409 ▲0 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sht 2026
Breaking
Sporti

Rosenior një “viktimë”, Chelsea ka “alergji” nga trajnerët

5 humbje radhazi në Premier League, për më tepër pa shënuar asnjë gol, duke thyer një rekord negativ 102 vjeçar, detyruan drejtuesit e Chelsea-t të shkarkonin Liam Rosenior pas vetëm 106 ditësh në krye të ekipit. Në Angli, kjo lëvizje konsiderohet nga mediat si një tjetër dështim epik, pasi Rosenior është trajneri i 10-të në […]

5 humbje radhazi në Premier League, për më tepër pa shënuar asnjë gol, duke thyer një rekord negativ 102 vjeçar, detyruan drejtuesit e Chelsea-t të shkarkonin Liam Rosenior pas vetëm 106 ditësh në krye të ekipit. Në Angli, kjo lëvizje konsiderohet nga mediat si një tjetër dështim epik, pasi Rosenior është trajneri i 10-të në krye të Chelsea-t në 10 vitet e fundit.

I afruar gjatë janarit, Rosenior shihej si e ardhmja e klubit, për këtë arsye firmosën një kontratë të vlefshme deri në 2032, një kontratë me terma afat gjatë, por që zgjati diçka më shumë se 3 muaj. Tani Chelsea është i detyruar t’i paguajë 24 milionë paund dëmshpërblim teknikun londinez për këtë shkarkim të papritur.

Në Angli, mediat shkojnë edhe më tej duke bërë përgjegjës drejtuesit e klubit të cilët vetëm në 5 vitet e fundit kanë investuar 1,7 miliard euro në tregun e transferimeve, por pa mundur të fitojnë asnjë trofe të rëndësishëm.

Në kushte të tilla, te Chelsea janë të detyruar t’i bëjnë llogaritë edhe një herë nga e para. Në përpjekje për të fituar pak kohë, ekipin deri në fund të sezonit do ta drejtojë trajneri i ekipit U-21.

Në raste të tilla, në media kanë filluar të qarkullojnë edhe emrat e parë për sezonin e ri. Për momentin, dy janë preferencat e para, Xabi Alonso dhe një ish i famshëm si Cesc Fabregas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.