☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,566 ▲0.29%
DOW 52,644 ▲0.26%
NASDAQ 26,238 ▲0.5%
NAFTA 80.57 ▲1.55%
ARI 4,056 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,973 ▲ +0.66% ETH $1,928 ▲ +2.55% XRP $1.1121 ▼ -0.38% SOL $77.3100 ▲ +0.13%
S&P 500 7,566 ▲0.29 % DOW 52,644 ▲0.26 % NASDAQ 26,238 ▲0.5 % NAFTA 80.57 ▲1.55 % ARI 4,056 ▼0.35 % S&P 500 7,566 ▲0.29 % DOW 52,644 ▲0.26 % NASDAQ 26,238 ▲0.5 % NAFTA 80.57 ▲1.55 % ARI 4,056 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Politika

Rregulla të reja për asetet e peshkimit, miratohen procedurat për transferimin e menaxhimit te privati dhe bashkitë

Këshilli i Ministrave ka hartuar një vendim të ri i cili saktëson procedurat, kriteret dhe mënyrën se si do të transferohet menaxhimi i infrastrukturës së peshkimit në vend. Nisma e re shfuqizon vendimin e mëparshëm të vitit 2019 dhe vendos rregulla të qarta për dhënien në përdorim të këtyre aseteve shtetërore për organizatat e peshkimit, pushtetin vendor dhe subjektet tregtare.

Kur lejohet transferimi dhe ruajtja e pronësisë

Sipas dokumentit zyrtar, shteti ruan të drejtën e menaxhimit të drejtpërdrejtë, por hap dritaren e transferimit kur institucionet përballen me vështirësi. Kushti thelbësor për nisjen e kësaj procedure është pamundësia ose mungesa e efikasitetit.

“Institucioni përgjegjës menaxhon në mënyrë të drejtpërdrejtë infrastrukturën e peshkimit dhe infrastrukturën e lidhur me peshkimin dhe, në rast pamundësie teknike ose menaxhimi joeficient, mbi bazën e raportit të kryer, kryen procedurat e transferimit të menaxhimit të tyre.”, thuhet në vendim.

Megjithatë, vendimi saktëson qartë se ky proces nuk është privatizim. Ai përcakton se transferimi “nënkupton ushtrimin e së drejtës së administrimit dhe përdorimit të infrastrukturës, pa transferim të pronësisë apo krijim të të drejtave reale mbi të.”

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar një hierarki specifike për subjektet që mund të marrin në menaxhim këto asete për një periudhë maksimale deri në 10 vjet.

Organizatat e peshkimit kanë prioritet përmes një procedure konkurrimi që do të zhvillohet tërësisht online përmes portalit e-Albania. Ato duhet të paraqesin një plan të detajuar menaxhimi dhe investimesh.

Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore (Bashkitë) në rastet kur shteti e ka të pamundur administrimin, u kërkohet bashkive të shprehin interesin për t’i marrë në menaxhim asetet, duke marrë përsipër kostot e mirëmbajtjes.

Subjektet Tregtare (Private) vetëm nëse bashkia nuk shpreh interes, infrastruktura u ofrohet bizneseve private përmes konkurrimit publik. Për këtë kategori, aplikohet një tarifë dysheme qiraje, të ardhurat e së cilës do të derdhen drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit.

Kushti i panegociueshëm mosndryshimi i destinacionit

Pavarësisht subjektit që fiton të drejtën e menaxhimit, qeveria ka vendosur një kusht të panegociueshëm për ruajtjen e funksionit fillestar të aseteve. Sipas projektligjit, çdo menaxhues detyrohet të zbatojë kushtet teknike duke garantuar mosndryshimin e destinacionit e të qëllimit, ruajtjen e garantimin e interesit publik, si dhe ruajtjen e rritjen e vlerës ekonomike të infrastrukturës së peshkimit, që i është dhënë në menaxhim.

Për rastin e organizatave të peshkimit, specifikohet gjithashtu se të ardhurat e krijuara nga menaxhimi duhet të ri-investohen ekskluzivisht për mirëmbajtjen dhe funksionimin e po kësaj infrastrukture.

Njësi e posaçme për monitorimin e kontratave

Për të shmangur abuzimet dhe për të garantuar zbatimin e kontratave deri në 10-vjeçare, pranë institucionit përgjegjës do të ngrihet një Njësi Monitorimi.

Kjo njësi do të ketë si detyrë të marrë në dorëzim asetet, të ndjekë zbatimin e kushteve dhe të hartojë raporte çdo gjashtë muaj (në korrik dhe në janar). Për më tepër, ajo do të sigurojë që çdo subjekt menaxhues të paraqesë raporte financiare periodike të standardizuara mbi të ardhurat, shpenzimet dhe investimet e kryera, për të garantuar transparencën dhe administrimin e qëndrueshëm të këtyre burimeve publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.