☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,572 ▲0.38%
DOW 52,659 ▲0.29%
NASDAQ 26,269 ▲0.62%
NAFTA 80.30 ▲1.21%
ARI 4,069 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,971 ▲ +0.6% ETH $1,923 ▲ +2.55% XRP $1.1120 ▲ +0.16% SOL $77.3900 ▲ +0.25%
S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 80.30 ▲1.21 % ARI 4,069 ▼0.02 % S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 80.30 ▲1.21 % ARI 4,069 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Politika

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri i cili rregullon në mënyrë të detajuar procedurën e trajtimit, mbrojtjes dhe shpalljes publike të pasurive kulturore që zbulohen në hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë. Nisma synon të unifikojë veprimet e institucioneve shtetërore dhe të parandalojë grabitjen apo dëmtimin e trashëgimisë kulturore nënujore.

Vendimi i ri vendos rregulla strikte për çdo individ apo kompani që, rastësisht ose gjatë veprimtarive të tjera detare, ndeshet me objekte që mbartin vlera historike apo arkeologjike. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është njoftimi i menjëhershëm i autoriteteve, i cili nuk duhet të kalojë një afat të përcaktuar kohor.

Sipas tekstit të vendimit qeveritar, çdo person fizik ose juridik, që zbulon, rastësisht ose gjatë veprimtarive të autorizuara, pasuri kulturore në det, ka detyrimin të njoftojë brenda 48 (dyzet e tetë) orëve autoritetin portual përkatës.

Deri në mbërritjen e institucioneve kompetente, zbuluesit i ndalohet rreptësisht prekja apo lëvizja e artefakteve. Subjekti detyrohet “të ruajë gjendjen e pasurisë në vendndodhjen e gjetjes; të mos ndërmarrë veprime, që cenojnë integritetin e saj.”

Zhvendosja e tyre do të lejohet vetëm në raste ekstreme, kur është e domosdoshme për sigurinë e vetë objektit ose të personave, dhe gjithmonë e pajisur me autorizim paraprak.

Procedura e verifikimit dhe regjistrimit kombëtar

Pas marrjes së njoftimit, nis një zinxhir i koordinuar veprimesh institucionale. Autoriteti portual njofton Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe Drejtorinë Rajonale. Në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë dhe autoritetet e sigurisë në det, kryhet verifikimi dhe dokumentimi gjeohapësinor dhe fotografik.

Objektet që vërtetohen se kanë interes kulturor, do t’i nënshtrohen një procesi zyrtar deklarimi dhe më pas do të skedohen.

“Pasuria e deklaruar regjistrohet në Regjistrin Kombëtar të Pasurive Kulturore në administrim të Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore dhe në Regjistrin Publik të Vlerave Kulturore Materiale”, theksohet në vendim.

Shpallja publike dhe mbajtja sekret e koordinatave

Vendimi garanton informimin e publikut mbi pasuritë e reja të zbuluara, duke publikuar emërtimin, rëndësinë historike dhe fotografitë e objektit në faqet zyrtare të institucioneve dhe revistat shkencore. Megjithatë, për të shmangur gjuetarët e thesarëve dhe trafikantët e veprave të artit, qeveria ka vendosur një kufizim të fortë mbi transparencën e vendndodhjes.

Shpallja publike nuk do të përmbajë asnjë detaj që mund të komprometojë sigurinë e artefakteve në shtratin e detit.

“Nuk publikohen të dhëna, që mund të cenojnë mbrojtjen, integritetin ose sigurinë e pasurisë kulturore, veçanërisht koordinatat e sakta, të dhënat teknike, që mund të lehtësojnë lokalizimin ose nxjerrjen e paligjshme të pasurisë, informacione të tjera që mund të favorizojnë grabitjen, trafikimin ose dëmtimin e saj.”, nënvizohet në vendim.

Për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare, janë ngarkuar një sërë institucionesh, duke përfshirë Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Mjedisit, Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe Akademinë e Shkencave. Për zbulimet me karakter ndërkufitar, Shqipëria do të veprojë në përputhje të plotë me Konventën e UNESCO-s (2001) për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënujore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.