☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 97.73 ▼6.14%
ARI 3,958 ▲1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,935 ▲ +0.02% ETH $2,288 ▲ +1% XRP $1.2549 ▲ +0.21% SOL $94.4100 ▼ -0.47%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.73 ▼6.14 % ARI 3,958 ▲1.5 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.73 ▼6.14 % ARI 3,958 ▲1.5 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat në ‘lupën’ e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

Rregullorja e re e GJKKO-së e cila censuron veprimtarinë e medias në pasqyrimin e proceseve gjyqësore, ka përfunduar në ‘lupën’ edhe të OSBE-së. Organizata e cila përfshin 57 vende, ka një përfaqësues të posaçëm për lirinë e Medias.

Prania e OSBE-së në Shqipëri tha për Report TV se është në dijeni të zhvillimeve dhe po e ndjek dhe analizon nga afër situatën. Ajo shpjegoi se po vlerëson në veçanti nëse, dhe në çfarë mase, rregullorja e miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin mund të ketë implikime për garancitë e gjykimit të drejtë, procedurat gjyqësore transparente dhe aksesin në media.

OSBE-ja bëri të ditur po ashtu se do të vlerësojë edhe nëse akti i hartuar nga kryetari në detyrë i GJKKO-së Erion Bani, është ose jo në përputhje me legjislacionin vendas në fuqi dhe angazhimet përkatëse të OSBE-së e standardet ndërkombëtare.

Dokumenti i hartuar nga kryetari në detyrë Erion Bani, vendos kufizime dhe ndalime, që praktikisht e pamundësojnë mbulimin mediatik të proceseve gjyqësore në këtë Gjykatë. Publiciteti i seancave nga një rregull kthehet në përjashtim.

Prania e kamerave bëhet thuajse e pamundur, ndërsa gazetarëve, të cilët duhet të kërkojnë leje për ndjekjen e çdo seance, iu hiqet dhe përdorimi i telefonave celularë, si një mjet pune për transmetimin në kohë reale përmes mesazheve me tekst, të informacioneve nga seancat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.