☁️
Tiranë 20°C · Vranët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,755 ▼0.64%
DOW 51,675 ▲0.01%
NASDAQ 26,960 ▼0.9%
NAFTA 95.42 ▲1.36%
ARI 4,116 ▼1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,980 ▼ -2.04% ETH $2,430 ▼ -3.65% XRP $1.3377 ▼ -2.88% SOL $104.2800 ▼ -3.62%
S&P 500 7,755 ▼0.64 % DOW 51,675 ▲0.01 % NASDAQ 26,960 ▼0.9 % NAFTA 95.42 ▲1.36 % ARI 4,116 ▼1.46 % S&P 500 7,755 ▼0.64 % DOW 51,675 ▲0.01 % NASDAQ 26,960 ▼0.9 % NAFTA 95.42 ▲1.36 % ARI 4,116 ▼1.46 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kosova

Rreth 2 milionë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar, marrëveshje për Sigurime Sociale me Austrinë dhe Turqinë dhe grupi punues për Hagën – të gjitha vendimet nga mbledhja e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ndërkaq ka miratuar disa Projektligje, ka ndarë afro 2 milionë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar, si dhe ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Kompania për Menaxhimin e Deponive.

Po ashtu, në këtë mbledhje është themeluar Grupi punues për hartimin, koordinimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, i cili do të kryesohet nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Lexoni të plotë njoftimin e Qeverisë për vendimet e marra sot në mbledhje:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka:

Miratuar Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, me të cilin rregullohet misioni, detyrat, përgjegjësitë dhe mënyra e financimit të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.

Miratuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë, i cili ka për qëllim themelimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Miratuar Programin për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për vitet 2026-2028.

Ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 1.852.350,16 euro (një milion e tetëqind e pesëdhjetë e dy mijë e treqind e pesëdhjetë euro e gjashtëmbëdhjetë cent) për Këshillin Kombëtar Shqiptar, sipas kërkesës Nr. 192-01/26, të datës 06.10.2026.

Miratuar Kërkesën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për tjetërsimin/shitjen e automjeteve zyrtare, të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Miratuar Kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumën prej 5,705 € (pesë mijë e shtatëqind e pesë euro), të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore “Komogllava”.

Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/ 64, të datës 25.02.2022, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare me qëllim të linjëzimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian.

Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, dhe Republikës së Austrisë, e përfaqësuar nga Ministria Federale për Çështje Sociale, Shëndetësi, Kujdes dhe Mbrojtje të Konsumatorit.

Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, dhe Republikës së Turqisë, e përfaqësuar nga Ministria e Punës dhe Sigurimeve Sociale.

Miratuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Me këtë projektligj themelohet Inspektorati Qendror i Trashëgimisë Kulturore, i cili do të forcojë mbrojtjen e monumenteve dhe pasurive që dëshmojnë historinë dhe identitetin e vendit tonë. Inspektorati do të ketë përgjegjësi të ndërhyjë aty ku trashëgimia rrezikohet, të ndalojë menjëherë punimet e paautorizuara dhe të marrë masa ndaj ndërhyrjeve që e dëmtojnë atë, përfshirë restaurimet që nuk respektojnë standardet.

Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionimin e renovimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve pakicë, në komunat Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan.

Miratuar vendimin për themelimin e Grupit Punues për hartimin, koordinimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, i cili do të kryesohet nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca dhe do të ketë përfaqësim institucional dhe parlamentar, për të bashkërenduar mbështetjen juridike, institucionale dhe diplomatike në funksion të procedurave të apelit.

Emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Kompania për Menaxhimin e Deponive” Sh.A, me qëllim të sigurimit të funksionimit dhe të vendimmarrjes së rregullt të ndërmarrjes deri në emërimin e Bordit me mandat të plotë, në këtë përbërje:

Mirjeta Heta, kryesuese;

Halit Kadriu, anëtar;

Azemine Demiri – Gazideda, anëtare;

Lirie Rrahimi – Ademi, anëtare. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.