Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit
Dy turistë rrezikuan të mbyteshin në det sot në 9 gusht, ndërsa ndodheshin në plazhin e Velipojës.
Ngjarja u konstatua gjatë monitorimit të vijës bregdetare nga shërbimet e Policisë Kufitare të Shkodrës. Punonjësit e Policisë vunë re dy shtetasit në vështirësi në ujë dhe ndërhynë menjëherë për t’u ardhur në ndihmë.
Monitorimi i zonave bregdetare po vijon me intensitet nga strukturat e Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Shkodër.
Për këtë qëllim po përdoren edhe dronë dhe mjete lundruese, me synim garantimin e sigurisë së pushuesve. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo situatë që mund të rrezikojë jetën e pushuesve. Në rast emergjence, qytetarët mund të telefonojnë pa pagesë në numrin 112, ku do të marrin ndihmën e nevojshme.
Njoftimi
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Monitorim intensiv i zonave bregdetare me dronë dhe mjete lundruese, nga shërbimet e DVKM Shkodër, për garantimin e sigurisë së pushuesve. Gjatë monitorimit, punonjësit e Policisë kanë konstatuar 2 shtetas që rrezikonin të mbyteshin në det, në plazhin e Velipojës.
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë Kufitare, me mjete lundruese Jet Ski, bëri të mundur shpëtimin e 2 shtetasve, M. P., 67 vjeç, banues në Burrel, dhe Z. N., 41 vjeç, banues në Velipojë, të cilët rrezikonin të mbyteshin në det. Shërbimet e Policisë Kufitare vijojnë monitorimin intensiv të vijës bregdetare dhe janë në gatishmëri të plotë, në çdo kohë, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve dhe për të garantuar sigurinë e tyre.
Policia e Shtetit fton qytetarët që, në rast nevoje apo konstatimi të situatave që mund të cenojnë sigurinë e pushuesve, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.