☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.85 ▲0.09%
ARI 4,015 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,534 ▼ -1.13% ETH $2,300 ▼ -1.36% XRP $1.2920 ▲ +0.19% SOL $99.3100 ▼ -2.16%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Rriten kostot në ndërtim, ndikimi më i madh nga pagat dhe nafta

Rritja e pagave ka shtuar kostot në sektorin e ndërtimit. Instituti i Statistikave konstaton se në tremujorin e parë të këtij viti, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje 0.3% kundrejt tremujorit të fundit të vitit 2025. “Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e parë 2026 është 1.1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1.0 %”, vlerëson INSTAT.

Kundrejt një viti më parë, rritja e kostove është vërejtur në grupin “Shpenzime për paga” me 4.8 %, pasuar nga grupi “Kosto të tjera” me 2.5 %, “Shpenzime transporti” me 1.7 % dhe grupi “Shpenzime makinerie” me 1.5 %.

Nga ana tjetër, grupi “Shpenzime materiale” shënoi ulje me 0.9 %. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale ndërtimi” shënoi ulje me 1.4 %, pasuar nga nëngrupi “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” me 0.9 %. Nderkoh, grupi “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi rritje me 0.5 %.

Rritja e kostove në sektorin e ndërtimit pritet të reflektohet me rritje të çmimeve të shitjes së banesave për qytetarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.