☁️
Tiranë 26°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,667 ▲0.99%
DOW 52,613 ▲1.05%
NASDAQ 26,371 ▲1.11%
NAFTA 99.84 ▼2.58%
ARI 4,389 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,166 ▲ +0.07% ETH $2,543 ▲ +3.3% XRP $1.3581 ▲ +0.52% SOL $101.2200 ▲ +1.86%
S&P 500 7,667 ▲0.99 % DOW 52,613 ▲1.05 % NASDAQ 26,371 ▲1.11 % NAFTA 99.84 ▼2.58 % ARI 4,389 ▼0.42 % S&P 500 7,667 ▲0.99 % DOW 52,613 ▲1.05 % NASDAQ 26,371 ▲1.11 % NAFTA 99.84 ▼2.58 % ARI 4,389 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Rritet kredia për ekonominë

Në muajin prill të këtij viti kredia për ekonominë pësoi rritje duke arritur në 968.2 miliardë lekë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë nga 871.9 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Zgjerimi i huadhënies në vendin tonë është mbështetur kryesisht nga bizneset dhe kreditë e reja për korporatat jofinanciare private arritën në 25.5 miliardë lekë në prill duke shënuar rritje prej rreth 24.7% nënvizon Banka e Shqipërisë.

Kjo tregon qartë se kërkesa për financim nga sektori privat vijon të mbetet i fortë, në një kohë kur bizneset po mbështeten më shumë te huadhënia për zgjerimin e aktivitetit dhe njëherësh edhe për investimet.

Nga ana tjetër edhe huamarrja e individëve vijoi rritjen gjatë muajit prill, ku kreditë e reja për individët dhe institucionet jofitimprurëse që u shërbejnë atyre arritën në 13.4 miliardë lekë, nga 12.5 miliardë lekë që ishte në muajin prill të 2025 sipas Bankës së Shqipërisë.

Ajo që vihet re në këtë segment të kredisë, një pjesë e rëndësishme e financimit për individët lidhet me blerjen e banesave dhe pasurive të paluajtshme.

Vetëm në prill të këtij viti, kreditë e reja për këtë kategori arritën në 6.68 miliardë lekë.

Gjithashtu Banka e Shqipërisë bën të ditur se huaja e re e disbursuar nga sistemi bankar gjatë muajit të kaluar arriti në 39.1 miliardë lekë, nga 32.9 miliardë lekë në të njëjtin muaj të vitit 2025.

Kjo përkthehet në një rritje vjetore prej rreth 18.8% referuar të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë.

BSH, KREDIA E RE NE PRILL

PRILL 2026 –> 968.2 Mld Lekë

PRILL 2025 –> 871.9 Mld Lekë

Klan News

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.