🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,899 ▼ -0.03% ETH $2,363 ▼ -0.8% XRP $1.3076 ▲ +1.23% SOL $102.4900 ▼ -0.06%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

RUSI – Putin nuk përjashton rikandidimin si president

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk e përjashtoi mundësinë që të qëndrojë përsëri në këtë post, nëse një referendum konfirmon ndryshimin më të madh të kushtetutës në historinë e vendit.

“Unë nuk kam marrë ende asnjë vendim”, tha Putin për stacionin televiziv shtetëror ”Rasija 1”.

“Unë nuk jam duke përjashtuar ende mundësinë e kandidimit në detyrë nëse kushtetuta do ta lejojë. Le të shohim”, theksoi ai.

Rusët do të votojnë mbi pyetjen në një referendum të planifikuar për më 1 korrik.

Nëse ndryshohet kushtetuta e Rusisë, atëherë Putini do të jetë në gjendje të qëndrojë në pushtet edhe për 16 vite të tjera, deri në vitin 2036.

Kushtetuta aktualisht kufizon presidentin me dy mandate në detyrë.

Putini, i cili ka qenë në pushtet për dy dekada, është udhëheqësi rus ose sovjetik me shërbimin më të gjatë qeverisës që nga koha e Josif Visarionoviç Stalin.

Ai ka shërbyer si president ose kryeministër që nga viti 1999.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.