☁️
Tiranë 16°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.62 ▲0.36%
ARI 4,849 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $75,042 ▲ +1.49% ETH $2,358 ▲ +1.72% XRP $1.4063 ▲ +3.66% SOL $85.3800 ▲ +2.81%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.62 ▲0.36 % ARI 4,849 ▲0.53 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.62 ▲0.36 % ARI 4,849 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Kosova

Rusia mund të heq dorë nga Kosova për shkak të Krimesë

Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Oleksandr Aleksandrovic, ka deklaruar se qëndrimi i Ukrainës për të mos njohur pavarësinë e Kosovës, sipas tij, të shpallur njëanshëm, qëndron i njëjtë.

Megjithatë ambasadori Aleksandrovic ka shprehur dyshimin se Rusia mund të “heqë dorë” nga Kosova nëse perëndimi e njeh Krimenë si pjesë të Rusisë.

“Sot Rusia e ruan veton e saj kundër pavarësisë së Kosovës, nesër mund ta heqë. Rusia ka vënë veto jo pse i do serbët por për shkak se kjo i konvenon politikës së tyre. Putin ka thënë se është i gatshëm që të heqë dorë nga Kosova nëse perëndimi e njeh Krimenë. Në politikë nuk ka bashkim dhe vëllazërim, ka vetëm interesa”, insiston Aleksandrovic.

Ai ka thënë për portalin “Blic” nga Beogradi se Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet dhe rikujtoj se ky shtet, në kualifikimet e kampionatit evropian 2017 në basketboll, dhe kampionatit botëror 2018 në futboll, është në grupe të njëjta me Kosovën por ka vendosur që takimet e veta, me Kosovën, t’i luajë jashtë kufijve të Ukrainës.

“Në të kundërtën do të duhej t’ua pranojmë pasaportat si legjitime. Në anën tjetër, rusët kanë pranuar qytetarët me pasaporta të Kosovës”, tha Aleksandrovic.

Ambasadori mendon se Serbia me Ukrainën ka më shumë gjëra të përbashkëta se me Rusinë.

“Ne po ashtu jemi popull ortodoks. Ju e keni Kosovën, ne e kemi Krimenë dhe Ukrainën lindore. Ashtu si edhe në Kosovë, këtu erdhën njerëz me sasi shumë të madhe armësh, që i morën nga jashtë dhe na morën territorin”, thotë Aleksandrovic.

Duke folur për situatën në Ukrainë, ambasadori thekson se “kemi të bëjmë më agresion të Rusisë” dhe që perëndimi po përpiqet të ndihmojë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.