☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,701 ▼1.34%
DOW 51,408 ▼0.51%
NASDAQ 26,655 ▼2.02%
NAFTA 95.68 ▲1.64%
ARI 4,105 ▼1.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,600 ▼ -1.99% ETH $2,428 ▼ -3.22% XRP $1.3298 ▼ -2.78% SOL $104.2800 ▼ -3.17%
S&P 500 7,701 ▼1.34 % DOW 51,408 ▼0.51 % NASDAQ 26,655 ▼2.02 % NAFTA 95.68 ▲1.64 % ARI 4,105 ▼1.74 % S&P 500 7,701 ▼1.34 % DOW 51,408 ▼0.51 % NASDAQ 26,655 ▼2.02 % NAFTA 95.68 ▲1.64 % ARI 4,105 ▼1.74 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Bota

Rusia paralajmëron viza për malazezët si masë reciprociteti

Rusia njoftoi të mërkurën se do të vendosë viza për shtetasit e Malit të Zi, pasi Podgorica vendosi të njëjtin regjim për shtetasit rusë, në kuadër të përafrimit të politikës së saj me atë të Bashkimit Evropian.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, konfirmoi se Ministria e Jashtme e Malit të Zi e kishte njoftuar Moskën në fund të shtatorit për ndërprerjen e marrëveshjes së vitit 2008 ndërmjet dy qeverive, e cila rregullonte kushtet e udhëtimit të ndërsjellë të shtetasve.

“Në praktikë, kjo do të thotë se nga 1 nëntori, shtetasit tanë do të mund të hyjnë dhe të qëndrojnë në Mal të Zi vetëm me vizë. Rrjedhimisht, edhe shtetasit malazezë do të duhet të pajisen me viza për të udhëtuar në Rusi”, tha Zakharova, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetës Izvestia, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme ruse.

Qeveria e Malit të Zi miratoi në fund të shtatorit një dokument për nevojën e shfuqizimit të marrëveshjeve që rregullojnë udhëtimin pa viza me Rusinë, Bjellorusinë dhe Turqinë.

Në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, Mali i Zi është i detyruar ta harmonizojë plotësisht politikën e tij të vizave me atë të Bashkimit Evropian.

Me këtë vendim, Mali i Zi përmbushi një nga kriteret përfundimtare për mbylljen e Kapitullit negociues 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria – në negociatat e anëtarësimit në BE, si dhe një nga detyrimet kryesore të Agjendës së Reformave.

Komisioni Evropian, prej vitesh, u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Malin e Zi, që t’i harmonizojnë politikat e tyre të vizave me rregullat e BE-së, për të zvogëluar rrezikun e migrimit të parregullt dhe keqpërdorimit të regjimeve të udhëtimit pa viza.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Zakharova, tha se vendimi i Podgoricës për vendosjen e vizave për shtetasit rusë dëmton “qartazi” interesat e Malit të Zi.

Sipas saj, ky vendim do të zvogëlojë numrin e turistëve rusë, do të dëmtojë bizneset malazeze dhe do të përkeqësojë klimën e investimeve.

“Themelet e ndërtuara ndër vite në marrëdhëniet ruso-malazeze po shkatërrohen sistematikisht për t’iu përshtatur aspiratave evropiane, ndërsa pasojave ekonomike të këtyre hapave nuk po u kushtohet vëmendja e duhur”, tha Zakharova.

Ajo pretendoi se “shndërrimi gradual i BE-së në një bllok ushtarak”, së bashku me shpalljen e Rusisë si kërcënimin kryesor ekzistencial, “e ka ndryshuar rrënjësisht natyrën e zgjerimit të BE-së”.

Sipas saj, ky proces “nuk nënkupton më, në asnjë mënyrë, se anëtarët e rinj mund ta ruajnë statusin neutral”.

“Edhe vetëm perspektiva e anëtarësimit të afërt në këtë grupim sjell automatikisht nevojën për të dëshmuar solidaritet me politikën kundër Rusisë, përfshirë vendosjen e sanksioneve, mbështetjen e gjithanshme për regjimin në Kiev dhe ndjekjen e objektivave të tjera konfrontuese të politikës së jashtme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse.

Javën e kaluar, Mali i Zi dëboi blogerin ushtarak rus, Mikhail Zvinchuk, themelues i kanalit Rybar në Telegram, pasi e ndaloi së bashku me bashkëshorten e tij, Valeria, dhe tre bashkëpunëtorë.

Policia e mori vendimin për dëbimin e tyre për arsye të sigurisë kombëtare dhe të brendshme.

Zvinchuk dhe bashkëpunëtorët e tij u dëbuan nga Podgorica drejt Serbisë, ndërsa ai, më pas, u kthye në Moskë nga Beogradi.

Pas këtij zhvillimi, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Christian Wigand, tha se BE-ja po e ndihmon Malin e Zi t’u bëjë ballë kërcënimeve hibride.

Wigand kujtoi se Zvinchuk është subjekt i masave kufizuese të BE-së që nga qershori i vitit 2023, “për shkak të rolit të tij në mbështetjen e luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës” dhe “përhapjen e dezinformatave dhe propagandës pro Kremlinit”./REL

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.