Rutte në Iowa: Garda Kombëtare e Iowas po e mbështet dhe trajnon FSK-në përmes KFOR-it
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, falënderoi Iowan për punën në Kosovë dhe në KFOR, duke përmendur mbështetjen dhe trajnimet e rëndësishme të Gardës Kombëtare të Iowas për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka qëndruar në Iowa të Shteteve të Bashkuara, ku ka zhvilluar një bisedë për të ardhmen e NATO-s, në të cilën mori pjesë edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në NATO, ambasadori Matthew G. Whitaker.
Rutte foli për angazhimet e Aleancës në botë, ku u përmend edhe misioni paqeruajtës në Kosovë.
“Së bashku, ne ndihmojmë në ruajtjen e paqes në Kosovë – një shtet partner i Iowas, ku, siç e di, pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Iowas kanë ofruar mbështetje dhe trajnime të rëndësishme për Forcën e Sigurisë së Kosovës përmes KFOR-it”, ka thënë Rutte.
Shefi i NATO-s e quajti SHBA-në vend të mrekullueshëm dhe falënderoi Iowan për punën që po bën në Kosovë dhe në KFOR.
Burimi: Klan Kosova



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.