🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.39 ▲0.96%
ARI 3,928 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,471 ▼ -2.36% ETH $2,243 ▼ -1.99% XRP $1.2493 ▼ -0.37% SOL $91.5000 ▼ -3.34%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Sali: BDI po i pengon reformat që i kërkon koha, shpresën e vetme e kanë tek Gjykata Kushtetuese

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali ka akuzuar partinë opozitare BDI se po bllokon reformat.

Ai thotë se BDI ka dështuar t’i bllokojë reformat me argumente politike, ndaj tanimë po e përdorin Gjykatën Kushtetuese.

“Pasi dështuan t’i bllokojnë proceset me argumente politike, BDI sot shpresën e vetme e ka te Gjykata Kushtetuese.Nuk është rastësi. Për vite me radhë, BDI ishte partia dominuese në pushtet dhe ndikimi i saj është ende i dukshëm në shumë segmente të institucioneve. Prandaj, sa herë që humbin betejën politike para qytetarëve, kërkojnë shpëtim te strukturat që i konsiderojnë si trashëgimi të periudhës së tyre të qeverisjes. Në vend që të japin llogari për premtimet e parealizuara dhe për obligimet që i lanë peng për më shumë se dy dekada, ata vazhdojnë të pengojnë proceset dhe reformat që i kërkon koha”, shkruan Sali në reagimin e tij.

Ai shton se republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë për institucione të pavarura, profesionale dhe të çliruara nga logjika partiake.

“Çdo tentativë për ta përdorur sistemin institucional si mjet për beteja politike paraqet rrezik për shtetin multietnik, për besimin e qytetarëve dhe për perspektivën demokratike të vendit”, thuhet në reagimin e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.