🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,754 ▲2.02%
DOW 54,214 ▲1.95%
NASDAQ 26,654 ▲2.86%
NAFTA 75.72 ▼5.75%
ARI 4,138 ▲1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $64,336 ▲ +0.63% ETH $1,877 ▲ +0.33% XRP $1.0771 ▼ -0.43% SOL $74.3300 ▲ +0.39%
S&P 500 7,754 ▲2.02 % DOW 54,214 ▲1.95 % NASDAQ 26,654 ▲2.86 % NAFTA 75.72 ▼5.75 % ARI 4,138 ▲1.15 % S&P 500 7,754 ▲2.02 % DOW 54,214 ▲1.95 % NASDAQ 26,654 ▲2.86 % NAFTA 75.72 ▼5.75 % ARI 4,138 ▲1.15 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Sali: Integrimi evropian duhet të jetë i drejtë, gjithëpërfshirës dhe i barabartë për të gjithë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, u drejtua në konsultimin kombëtar “Nga zotimet në veprim: Udhërrëfyesi i përgjegjshëm gjinor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, i organizuar nga Ministria për Çështje Evropiane në bashkëpunim me zyrën e UN Women në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij, ministri Sali theksoi se procesi i integrimit evropian nuk është vetëm një proces teknik i harmonizimit me legjislacionin e BE-së, por një transformim thelbësor shoqëror, ku barazia gjinore përbën një tregues kyç të cilësisë së demokracisë.

“Bashkimi Evropian është një bashkësi vlerash, ndërsa barazia është një nga vlerat e tij themelore. Prandaj, perspektiva gjinore duhet të integrohet në të gjitha politikat, reformat dhe proceset institucionale”, theksoi Sali.

Ai potencoi se, pavarësisht progresit të arritur, mbeten sfida në tejkalimin e pabarazive strukturore, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional.

Ministri Sali bëri thirrje për përgjegjësi të përbashkët të të gjitha institucioneve, duke theksuar se integrimi evropian nuk matet vetëm përmes ligjeve të miratuara, por përmes ndikimit real në jetën e qytetarëve.

“Ambicia jonë është të ndërtojmë një udhërrëfyes që do të jetë i zbatueshëm, i matshëm dhe i orientuar drejt rezultateve konkrete. Ky nuk është vetëm përgatitje e një dokumenti strategjik – kjo është vendosje e një standardi të ri në krijimin e politikave”, theksoi Sali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.