☁️
Tiranë 19°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.54 ▼4.4%
ARI 3,908 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,119 ▲ +-0% ETH $2,292 ▲ +0.95% XRP $1.2526 ▲ +0.02% SOL $94.4300 ▼ -1.17%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.54 ▼4.4 % ARI 3,908 ▲0.23 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.54 ▼4.4 % ARI 3,908 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Sali: Kuvendet janë në zemër të procesit të integrimit evropian dhe garantues të llogaridhënies së reformave

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot në Shkup iu drejtua Konferencës së Tretë Parlamentare të Nivelit të Lartë, kushtuar bashkëpunimit rajonal dhe rolit të mbikëqyrjes efektive parlamentare në avancimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, Sali theksoi se në një periudhë kur politika e zgjerimit ka rikthyer rëndësinë e saj strategjike për Evropën, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta shfrytëzojnë këtë momentum për të përshpejtuar reformat dhe për t’i shndërruar angazhimet politike në rezultate të matshme.

Ai nënvizoi se integrimi evropian nuk mund të udhëhiqet vetëm nga qeveritë, pasi legjitimiteti demokratik, qëndrueshmëria dhe besueshmëria e procesit varen edhe nga përfshirja aktive e Kuvendit.

Sipas Salit, mbikëqyrja efektive parlamentare është veçanërisht e rëndësishme për monitorimin e zbatimit të reformave dhe për sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale. Ai theksoi se Kuvendi duhet të ketë rol aktiv në monitorimin e zotimeve reformuese, identifikimin e vonesave dhe kërkimin e rezultateve konkrete nga institucionet.

Ministri Sali vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e konsensusit të gjerë politik rreth integrimit evropian, duke theksuar se perspektiva evropiane e vendit duhet të tejkalojë ciklet zgjedhore dhe interesat partiake.

Një pjesë e veçantë e fjalimit iu kushtua bashkëpunimit parlamentar në Ballkanin Perëndimor dhe diplomacisë parlamentare si instrumente për ndërtimin e besimit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Ministria për Çështje Evropiane, theksoi Sali, mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj bashkëpunimit transparent dhe të strukturuar me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian do të jetë më e fuqishme kur mbështetet nga Kuvende të fuqizuara, institucione të përgjegjshme dhe qytetarë të mirëinformuar”, tha Sali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.