☁️
Tiranë 19°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,715 ▼0.37%
DOW 52,257 ▼0.42%
NASDAQ 26,215 ▼1.26%
NAFTA 100.43 ▼2.29%
ARI 4,037 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,736 ▲ +1.48% ETH $2,367 ▲ +1.44% XRP $1.3085 ▼ -0.25% SOL $102.5500 ▲ +1.53%
S&P 500 7,715 ▼0.37 % DOW 52,257 ▼0.42 % NASDAQ 26,215 ▼1.26 % NAFTA 100.43 ▼2.29 % ARI 4,037 ▼0.37 % S&P 500 7,715 ▼0.37 % DOW 52,257 ▼0.42 % NASDAQ 26,215 ▼1.26 % NAFTA 100.43 ▼2.29 % ARI 4,037 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Samiti i NATO-s në Ankara, Shqipëria pritet të firmos krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate

Në kuadër të samitit të NATO-s, Shqipëria do të jetë një nga 10 vendet themeluese që do të firmosin marrëveshjen për krijimin e Bankës së Mbrojtjes, një mekanizëm i ri financiar i krijuar për të mbështetur investimet në industrinë e mbrojtjes, teknologjitë ushtarake dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendeve anëtare.

Nga Ankaraja, gazetarja e RTSH Denada Shkodrani tha se nisma konsiderohet si një nga zhvillimet më të rëndësishme të viteve të fundit në fushën e sigurisë euroatlantike, pasi synon të lehtësojë financimin e projekteve strategjike në mbrojtje, inovacion, prodhimin e pajisjeve ushtarake dhe modernizimin e ushtrive të vendeve pjesëmarrëse.

Firmosja e marrëveshjes do të bëhet në mesditën e 7 korrikut, paralelisht me zhvillimet e samitit, ku kryeministri Edi Rama ndodhet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministri i Mbrojtjes, drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe drejtuesi i kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve KAYO.

Pjesëmarrja e Shqipërisë si vend themelues vjen në një moment kur Tirana ka rritur angazhimin e saj në fushën e mbrojtjes dhe ka shprehur ambicien për të pritur Samitin e NATO-s në vitin 2027.

Përveç krijimit të Bankës së Mbrojtjes, samiti do të fokusohet te rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, mbështetja afatgjatë për Ukrainën, forcimi i krahut lindor të Aleancës, zhvillimi i teknologjive të reja ushtarake dhe bashkëpunimi në fushën e inovacionit.

Në samit marrin pjesë liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s, si dhe përfaqësues të vendeve partnere, ndër to Japonia, Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.