🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 93.05 ▲0.69%
ARI 4,152 ▼3.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,550 ▼ -1.24% ETH $2,681 ▼ -0.36% XRP $1.4929 ▼ -2.39% SOL $118.9700 ▼ -3.22%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.05 ▲0.69 % ARI 4,152 ▼3.92 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.05 ▲0.69 % ARI 4,152 ▼3.92 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Bota

TEL AVIV – Izraeli vendos masa ndaj diplomatëve holandezë pas vendimit të Amsterdamit

AMSTERDAM, 28 shtator /ATSH-DPA/- Izraeli ka vendosur t’u heqë statusin diplomatik diplomatëve holandezë që punojnë në Ramallah, në Bregun Perëndimor, në përgjigje të vendimit të Holandës për të ndaluar importin e produkteve nga vendbanimet izraelite, që konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar në territoret palestineze të pushtuara.

Ministri i Jashtëm holandez, Tom Berendsen, tha se i vjen keq për vendimin e Izraelit, duke e cilësuar atë si të panevojshëm.

Ai theksoi se ndalimi holandez nuk është kundër shtetit të Izraelit, por lidhet me detyrimet e Holandës sipas ligjit ndërkombëtar për të mos mbështetur një situatë që konsiderohet e paligjshme, në këtë rast vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze.

Berendsen thirri ambasadorin izraelit në Holandë për t’i kërkuar shpjegime.

Ai tha se, nëse Izraeli nuk e ndryshon vendimin, diplomatët e prekur duhet të largohen nga territori brenda shtatë ditësh.

Nuk është bërë e ditur se sa diplomatë holandezë preken nga vendimi.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Saar, njoftoi dje se diplomatët holandezë që punojnë në Ramallah, duhet të dorëzojnë brenda shtatë ditëve dokumentet e tyre diplomatike, të lëshuara nga Izraeli.

Saar tha se Izraeli nuk do të lejojë masa që, sipas tij, synojnë ta dëmtojnë vendin.

Ai akuzoi gjithashtu Holandën për qëndrimin armiqësor dhe paralajmëroi për “antisemitizëm dhe nxitje urrejtjeje” në rrugët holandeze.

Pse nisi përplasja?

Holanda filloi javën e kaluar të zbatojë ndalimin e importit, blerjes dhe shitjes së produkteve nga vendbanimet izraelite, që i konsideron të paligjshme në territoret palestineze.

Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Holandës kanë qenë të afërta për dekada, por janë tensionuar gjithnjë e më shumë që nga fillimi i luftës në Gaza.

Në Holandë janë shtuar edhe thirrjet politike për sanksione ndaj Izraelit, ndërsa është rritur kritika ndaj mënyrës se si Izraeli po përdor forcën në Gaza.

Vitin e kaluar, Holanda ishte ndër vendet që bojkotuan Festivalin Evropian të Këngës (Eurovision) për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.

Holanda ka deklaruar se synon të marrë pjesë përsëri në vitin 2027. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.