☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.59 ▲1.69%
ARI 4,082 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,176 ▲ +0.59% ETH $2,353 ▲ +0.36% XRP $1.3268 ▲ +0.39% SOL $102.0600 ▲ +0.95%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.59 ▲1.69 % ARI 4,082 ▲0.18 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.59 ▲1.69 % ARI 4,082 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

“Science”: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

– Një studim i ri tregoi se, fërkimi i syve mund të japë ndjesi lehtësimi, por në të njëjtën kohë rrit rrezikun për dëmtime të kornesë dhe infeksione, sipas “Science”.

Edhe pse fërkimi i syve shpesh duket i padëmshëm, ai mund të ketë pasoja për strukturën delikate të syrit, veçanërisht për kornene – shtresa e tejdukshme në pjesën e përparme të syrit.

Ky veprim zakonisht nxitet nga alergjitë, thatësia e syve, lodhja ose irritimi. 

Për një moment, ai mund të sjellë lehtësim sepse stimulon prodhimin e lotëve dhe aktivizon nervat e ndjeshëm ndaj presionit rreth syrit.

Megjithatë, fërkimi i syve mund të transferojë baktere dhe viruse nga duart drejt syve, duke rritur rrezikun për infeksione si konjuktiviti (infeksioni i syrit).

Kur bëhet me forcë, fërkimi mund të shkaktojë gërvishtje të kornesë, dëmtim të enëve të vogla të gjakut dhe rritje të përkohshme të presionit brenda syrit.

Shqetësimi më i madh lidhet me fërkimin e shpeshtë dhe të fortë në kohë të gjatë. 

Studimet e kanë lidhur këtë zakon me keratokonusin – një gjendje ku sipërfaqja e përparme e syrit hollohet dhe deformohet në formë koni, duke shkaktuar shikim të shtrembëruar.

Kjo nuk do të thotë se një fërkim i lehtë i rastësishëm dëmton menjëherë sytë.

Por mjekët theksojnë se fërkimi i shpeshtë, është një zakon që duhet shmangur.

Për të qetësuar irritimin e syve, rekomandohen alternativa më të sigurta, si lotët artificialë, trajtimi i alergjive, kompresat e ftohta dhe kujdesi i duhur për sytë.

Studimi i referuar është një rishikim shkencor, i kryer nga një ekip mjekësh okulistë të udhëhequr nga Dr. Hatim Najmi dhe bashkëautorët e tij, nga institucione mjekësore në Arabinë Saudite.

Ky rishikim u bazua në analizën e 24 studimeve ekzistuese mbi këtë lidhje.

Studimi u botua në revistën shkencore “International Journal of Ophthalmology”, një revistë ndërkombëtare e specializuar në fushën e oftalmologjisë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.